KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ish-liderët e UÇK-së letër Gjykates Speciale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Ish-liderët e UÇK-së letër Gjykates Speciale
OpinionRajoniZhvillim

Ish-liderët e UÇK-së letër Gjykates Speciale

Përditësimi i fundit: 27 Nëntor, 2024 9:49 am
164 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë kërkua nga trupi gjykues në Gjykatën Speciale, që të ruajë paanshmërinë dhe të mos mbajë anën e Prokurorisë.

Ata kanë thënë se janë shkelur të drejtat e të akuzuarve për gjykim të paanshëm dhe tribunal të pavarur.

“Është themelore që një trup gjykues jo vetëm të ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të paanshme, por gjithashtu të sigurojë dukjen e paanshmërisë. Pyetjet e pakufizuara gjyqësore ndaj dëshmitarëve, po rrezikojnë paanshmërinë në këto procedura dhe po shkaktojnë paragjykim për mbrojtjen”, thuhet në dokumentin e publikuar në uebfaqen e Speciales.

Letra e dorëzuar më 13 nëntor, u publikua më 21 nëntor. Aty thuhet se kërkohet që të kufizohen paragjykimet ndaj mbrojtjes gjatë pyetjeve gjyqësore.

Katër të akuzuarit përmes mbrojtjes së tyre kanë thënë se koha e përdorur për pyetje gjyqësore tejkalon atë të përdorur nga tri prej katër ekipeve të mbrojtjes gjatë një blloku të dëshmitarëve.

Mbrojtja e quan më shqetësuese mënyrën se si bëhen pyetjet nga trupi gjykues dhe se ato nuk mund të perceptohen si të paanshme.

Të akuzuarit kanë kërkuar nga Paneli që të marrë masa për të siguruar që secili nga anëtarët e tij të veprojë me paanshmëri.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës

Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe
Artikulli tjetër Protesta e fasonerisë në Vlorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi
Aktuale Analize Bota Sociale Te Tjera 12 Tetor, 2026
Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.