KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: REFORMË “SOCIALISTE”, NË MBRETËRINË E BASHKUAR
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > REFORMË “SOCIALISTE”, NË MBRETËRINË E BASHKUAR
AktualeEditorialEkonomiKryesoreOpinionSociale

REFORMË “SOCIALISTE”, NË MBRETËRINË E BASHKUAR

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2026 9:47 am
205 Shikime
Share
12 Min. Leximi
SHARE

Nga Av. Brikena Bogdo

 

Mbretëria e Bashkuar ka miratuar një nga reformat më radikale në historinë e saj të kohëve të fundit: Aktin e të Drejtave të Qiramarrësve të vitit 2025, një ligj që jo thjesht modifikon disa aspekte të marrëdhënies pronar – qiramarrës , por e modifikon atë plotësisht. Heqja e kontratave me afat të caktuar, futja e qirave të detyrueshme “periodike”, fundi i dëbimeve pa faj, mundësia që qiramarrësit të kundërshtojnë çdo rritje të qirasë në gjykatë, një regjistër kombëtar të pronarëve dhe pronave, e transformojnë qiranë private, në një marrëdhënie potencialisht të pacaktuar dhe të kontrolluar, në mënyrë të ngurtë, nga shteti. Është një ndryshim paradigme që u jep qiramarrësve një zotërim potencialisht të pakufizuar, ndërsa e redukton pronën në një aset që mund të përdoret, vetëm brenda kufijve të përcaktuar nga autoriteti publik.

Thelbi i masës është heqja e kontratave me afat të caktuar. Përpara reformës, ishte e mundur, të bihej dakord për kontrata qiraje gjashtë, dymbëdhjetë ose njëzet e katër mujore, me një datë skadimi specifike; tani ky opcion zhduket tërësisht. Kontrata e qirasë bëhet një marrëdhënie e hapur, e rinovuar muaj, pas muaji, të cilën pronari mund ta ndërpresë vetëm për arsye bindëse dhe pas një procesi, gjithnjë e më të vështirë provash. Ajo që, për shekuj me radhë, e ka përcaktuar kontratën – fillimi dhe fundi – eliminohet, zëvendësohet nga një kufizim që mund të ndërpritet. vetëm me autorizimin e autoriteteve publike. Në praktikë, sistemi duket se i jep përparësi stabilitetit të qiramarrësit, mbi sigurinë ligjore dhe përmbys vetë logjikën e marrëveshjes vullnetare, duke transformuar një marrëdhënie të lire, në një kufizim të përcaktuar nga autoritetet shtetërore.

Kjo reformë nuk është diçka e re dhe e pa provuar, apo e pa eksperimentuar. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, në Shqipëri, regjimi me flamurin e drejtësisë dhe barazisë sociale, detyroi pronarët e shtëpive të mëdha, të fusnin qeraxhinj, burim shkatërrimi për pronarët dhe pronat e tyre. Prona private ishte targeti kryesor, për realizimin e shtetëzimit, në çdo qelizë të shoqërisë. Të gjitha ndërtesat ishin shtetërore dhe banorët i paguanin qera vetëm shtetit, duke zhdukur marrëdhënien e lirë private qiramarrës-qiradhënës. Ato pak shtepi që mbetën private, pronarët nuk kishin të drejtë t’i përdornin për marrëdhënie kontraktuale qiramarrës-qiradhënës.

Nëse arrin ta kaloje kjo reformë në Britaninë e Madhe, edhe në senat, ky është një alarm për demokracinë dhe lirinë njerëzore, që po rrëshqet në skllavërinë komuniste, sërish.

Paketa e re rregullatore në Britaninë e Madhe e bën çdo rritje të qirasë të kontestueshme: qiramarrësit mund t’i drejtohen gjykatës me kërkesë për të rishikuar çmimin, edhe kur rregullimi motivohet nga kostot aktuale, rinovimet, ose dinamikat e thjeshta të tregut. Kështu, gjyqtari bëhet arbitri i përhershëm i vlerës së një prone private. Në të njëjtën kohë, praktikat tradicionale, të tilla si konkurrenca midis qiramarrësve potencialë, janë të ndaluara, pagesat paraprake janë të kufizuara dhe aktivitetet e pronarëve shtrëngohen, përmes standardeve më të rrepta të mirëmbajtjes. Edhe vendimi për të lejuar, ose refuzuar një kafshë shtëpiake, nuk është më i lirë dhe duhet të justifikohet, sipas afateve kohore dhe procedurave të përcaktuara me ligj.

Regjistri kombëtar i detyrueshëm, i cili liston pronarët dhe pronat, plotëson këtë kuadër. Ai paraqitet si një masë transparence, por në realitet është disiplinor në natyrë, sikur vetë pronësia të krijonte një rrezik që duhet të kontrollohej. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë kundër pronës, drejt një shtetëzimi potencial, absolut.

Pasojat e një sistemi të tillë janë të paparashikueshme. Mungesa e një afati të caktuar dhe mundësia efektive e rimarrjes së pronës e bën investimin të brishtë dhe dekurajon ata që investojnë capital, në një sektor tashmë të ekspozuar. Mundësia që çdo rregullim i qirasë, të shndërrohet në një mosmarrëveshje ligjore, zvogëlon nxitjen për të ofruar strehim shtesë, sepse rrit kostot e mundshme dhe zgjat periudhën e kthimit të investimit. Kjo reformë zvogëlon ofertën, rrit çmimet dhe përkeqëson cilësinë e stokut të banesave.

Politikat që zvogëlojnë stimujt e mirëmbajtjes dhe rinovimit, përshpejtojnë vjetërimin e aseteve, sepse askush nuk investon në një aset, qëndrueshmërinë, rentabilitetin dhe fatin e të cilit nuk e kontrollon askush. Shteti është koncept fiktiv, ireal, në një treg real privat, është kontrolli absolut, në një liri tregu të domosdoshme.

Kjo është një reforme ekstremisht e majtë, e huazur nga komunizmi dhe e riimplementuar në kushtet e një globalizmi, të detyruar nga axhenda e majtë, ku një nga pikat kryesore të saj është nxitja e emigracionit. Në këtë kuadër, axhenda e majtë synon të mbrojë qiramarrësin, i cili në masën më të madhe, do të jetë emigranti potencial. Pra, krijon kushtet për realizimin e axhendës së globalizmit botëror, duke zhbërë shtete, nëpërmjet shkatërrimit demografik, përzierjes së racave.

Me këtë reformë, sektori do jetë më pak dinamik, më i ekspozuar ndaj konfliktit dhe më pak tërheqës për investime të reja, me pasoja në rritjen urbane dhe kohezionin social . Ky ishte thelbi i rënies së sistemit komunist dhe arsyeja e varfërimit ekstrem të popullsisë. Asgjë nuk ishte rentabël derisa të gjithë asetet, fabrika, uzina, kombinate, spitale u shkatërruan. Koncepti i pronës së përbashkët, ku askush nuk mbante përgjegjësi, ishte utopia komuniste, mashtrimi për barazi dhe mirëqenie sociale.

Paradoksi është i qartë: një reformë e lindur me premtimin e zgjerimit të aksesit në strehim, rrezikon të arrijë efektin e kundërt. Mungesa rritet, ndërsa tregu ngurtësohet; pasiguria rritet, ndërsa të drejtat e pronës gërryhen. Rezultati do të jetë, një mjedis strehimi më pak dinamik, më i kushtueshëm dhe më i mbushur me konflikte, siç është vërejtur tashmë në vende, që kanë futur kontrolle të ngjashme. Historikisht, kontrolli ka sjellë ngurtësim të tregut. Mbi të gjitha, shoqëria është më e varfër në liri: një marrëdhënie e socializuar nga ligji, një kohëzgjatje e vendosur nga lart dhe një vlerë e besuar tek autoriteti gjykues, gjurmojnë kufijtë e një sistemi, në të cilin planifikimi politik mbizotëron mbi përgjegjësinë individuale. Është shëmbëlltyra e mena-xhimit kolektiv, të zbatuar ndaj asaj që, nga natyra, lind dhe duhet të mbetet individuale. Shteti dhe individi janë në një luftë ekzistenciale në regjimet komuniste, ku shteti e ka jetike të hajë koka individësh, për një masë amorfe. Është epike shprehja e konceptit komunist “lufta e masave”, një turmë qorre pa individ.

Fatkeqësisht, kjo prirje nuk është unike për Londrën. Në shumë qytete evropiane dhe amerikane , propozimet për ngrirjen e qirave, kufizimet në përdorim, rritjen e taksave për ofruesit e strehimit dhe rregulloret që e bëjnë dëbimin, pothuajse të pamundur, po shtohen. Në New York sapo ka fituar Kryetarin e Bashkisë, Mamdani, i cili premtoi një reformë, ku midis të tjerave do të ishte edhe kontrolli i qerave nga shteti dhe ku qiradhënësit nuk do të lejoheshin të rrisnin qeranë. E djathta amerikane i druhej  ardhjes së një figure ultra të majtë si Mamdani.

Edhe në Itali, po shfaqen presione për të avokuar modele të ngjashme, duke e paraqitur tregun, si një vend që duhet rregulluar, jo si një sistem bashkëpunimi dhe vetrregullues. Është i njëjti parim themelor: besimi se shteti mund të zëvendësojë zgjedhjet individuale, pa gjeneruar joefikasitet, mungesë dhe konflikt.

Akti i të Drejtave të Qiramarrësve i vitit 2025 nuk është thjesht një reformë: është pararendësi i një modeli shoqëror, të bazuar në menaxhimin publik të strehimit.

Menaxhimi publik i strehimit, ishte një nga praktikat që ndoqi shteti komunist në Shqipëri, ku ai merrte përsipër të gjithe procesin e marrjes së një shtëpie banimi, ku çdo apartament merrej dhe jepej nga shteti. Se si degradoi ky proces e dinë shumë mirë shqiptarët. Ata e provuan në kurriz, se si në një shtëpi prej 60 m2, jetonin deri 3 kurora.

Njerëzimi ka një problem serioz me kujtësën dhe harresën historike. Europa, mbas Luftës së Dytë Botërore, përjetoi një nga regjimet më të egra, çnjerëzore, komunizmin, i cili i vuri këto praktika në zbatim, duke prodhuar një varfërim absolut të krejt shoqërisë së vendeve të Europës Lindore.

Të rikthesh këto praktika është makjaveliste, djallëzore dhe çnjerëzore, por edhe t’i votosh këta individë, që duan të kthejnë këto praktika, tregon një Alzhaimer të thellë shoqëror, që kthen politika të rezikshme shoqërore dhe politike. Europa Perëndimore, SHBA-të nuk e përjetuan në kurrizin e tyre djallëzinë komuniste. Nëse Europa Perëndimore, Amerika, Anglia, i depërtojnë ato forma centraliste, statiste, komuniste, në ekonominë dhe jetën e tyre, e kanë shkatërrimin e shoqërisë, ekonomisë, politikës, të paralajmëruar dhe të sigurt.

Kur politikanët vendosin të ripërcaktojnë marrëdhënien midis individëve dhe mallrave, rezultati do të jetë gjithmonë i njëjtë: liria individuale do të sakrifikohet, në emër të një barazie kolektive, të supozuar. Barazia kolektive rezultoi përgjatë sistemit komunist, demagogji, ose thënë thjesht mashtrim. Shanset e barabarta, është koncept lirie, ku të gjithë fillojnë garën, në një start. Centralizimi i të gjitha veprimeve ekonomike, pasurore, kontraktuale, që po tentohet të rifuten sërish pas një pauze post-komunizëm, është skllavërim i iniciativës së lirë. Iniciativa e lire, ku vendos demosi, qytetari, është themeli i vendeve demokratike, dhe i pasurisë.

Me këto reforma, mundësia e ndërtimit të një shoqërie, të bazuar në përgjegjësi, bashkëpunim dhe vullnet zhduket, e zëvendësuar nga ideja se, dikush mund të vendosë për të gjithë, më mirë sesa secili mund të vendosë për veten e tij. Se si mendoi shteti komunist, për shtetasit e tij, e përjetuam gati gjysëm shekulli, në vendet komuniste.

Pushteti nuk premton liri: ai premton siguri në këmbim të heqjes dorë nga pushteti për të marrë vendimet vet qytetari. Qytetari i delegon pushtetit, lirinë e tij dhe individualitetin e tij. Ata që e pranojnë këtë kompromis do ta zbulojnë shumë vonë se, i kanë humbur të dyja.

Kjo reformë është harresa më e rëndë historike njerëzore, harresë që do i shkaktojë dëme të jashtëzakonshme njerëzimit, por tani në rang botëror, Dhe në fund, axhenda për dominim botëror do të arrihet.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arrestimi i Maduros nuk doli pa gjë për bastexhiun, fitoi 436 mijë dollarë
Artikulli tjetër Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake “sulmuese”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.