KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: VOA: Shumica nxitoi të ribënte zgjedhjet në Himarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > VOA: Shumica nxitoi të ribënte zgjedhjet në Himarë
EditorialOpinionPolitike

VOA: Shumica nxitoi të ribënte zgjedhjet në Himarë

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2024 6:24 am
147 Shikime
Share
12 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Zoti Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas zotit Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë”, bëri të ditur zoti Celibashi, në përfundim të mbledhjes së thirrur për këtë çështje. Vendimin për humbjen e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, zoti Beleri e dëgjoi në sallë, ku ai kishte ardhur i shoqëruar me punonjës të policisë.

Mbledhja e cila zgjati afro 1 orë u përqëndrua në debatin mbi bazën ligjore të rastit të tij. Përfaqësuesi i Partisë socialiste Eridan Salinji u shpreh se vendimi duhet të merret në bazë të ligjit të dekriminalizimit: “Ky është një proces automatik. Nuk mund të diskutojmë, kur ka një vendim të Gjykatës së Apelit. Këtu jemi thejsht për konstatimin e faktit. Ka një vendim të Apelit, po apo jo? Kjo është pyetja e vetme që duhet të bëhet”

Por për zotin Ivi Kaso, përfaqësuesin e koalicionit opozitar, nën siglën e të cilit zoti Beleri kandidoi në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, qeveria po kërkon të përdorë KQZ për të zhvilluar sa më parë zgjedhjet në Himarë, sepse sipas tij duhet të ishte ajo që duhet ta shkarkonte atë: “Këtë gjë, shumica nuk do që ta bëjë, se nuk do që ta fusë në afatet kohore dhe ankimore që parashikon ligji 139, Neni 62, pra që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pra kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë.”

Këtë qëndrim mbrojti dhe vetë zoti Beleri në fjalën e tij: “Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Eshtë e qartë, jam i qartë dhe unë, që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës, ka mbaruar. Unë po flas, sepse këta do e bëjnë rrugë, do ketë vazhdim. Duket qartë arroganca e tyre, dëshira e tyre t’i bëjnë zjedhjet, kur ata duan, t’i bëjnë në mes të ngushtit”

Por Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, u shpreh se ishte i bindur që në këtë rast zbatohej ligji për dekriminalizimin, pasi në të kundërt, ky ligj “nuk do të kishte pikën e kuptimit, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nëse ne ndalojmë dikë të kandidojë, kur janë disa kushte që ligji i konsideron si ndaluese, dhe i themi personit, ti vazhdo, qëndro në detyrë, edhe pse ke kryer një prej atyre veprave penale, për të cilat ligji, ty të ndalon të kandidosh”.

Frika e zotit Beleri dhe përfaqësuesve të tij, se shumica po nxitonte të ribënte zgjedhjet në Himarë, rezultoi se nuk ishte e pavend. Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin. Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja. Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve. Lëvizjet urgjente të qeverisë, duket se ngrejnë pikëpyetje nga pikëpamja ligjore, përsa kohë vendimi i sotëm, është i apelueshëm, në Komisionin e Ankimimeve, siç e përcakton dhe vetë vendimi i zotit Celibashi. Për momentin nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë.

Zyra e Kreut të Shtetit, nga ana e saj, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, vuri në dukje, se “Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ. Në sistemin ligjor shqiptar, ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Keshilli i Ministrave”. Sipas Kreut të Shtetit “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje – vijon shpjegimi – atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen. Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme, nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve”, theksoi zyra e Shtypit e presidentit Begaj./

Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje. Zoti Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas zotit Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë”, bëri të ditur zoti Celibashi, në përfundim të mbledhjes së thirrur për këtë çështje. Vendimin për humbjen e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, zoti Beleri e dëgjoi në sallë, ku ai kishte ardhur i shoqëruar me punonjës të policisë.

Mbledhja e cila zgjati afro 1 orë u përqëndrua në debatin mbi bazën ligjore të rastit të tij. Përfaqësuesi i Partisë socialiste Eridan Salinji u shpreh se vendimi duhet të merret në bazë të ligjit të dekriminalizimit: “Ky është një proces automatik. Nuk mund të diskutojmë, kur ka një vendim të Gjykatës së Apelit. Këtu jemi thejsht për konstatimin e faktit. Ka një vendim të Apelit, po apo jo? Kjo është pyetja e vetme që duhet të bëhet”

Por për zotin Ivi Kaso, përfaqësuesin e koalicionit opozitar, nën siglën e të cilit zoti Beleri kandidoi në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, qeveria po kërkon të përdorë KQZ për të zhvilluar sa më parë zgjedhjet në Himarë, sepse sipas tij duhet të ishte ajo që duhet ta shkarkonte atë: “Këtë gjë, shumica nuk do që ta bëjë, se nuk do që ta fusë në afatet kohore dhe ankimore që parashikon ligji 139, Neni 62, pra që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pra kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë.”

Këtë qëndrim mbrojti dhe vetë zoti Beleri në fjalën e tij: “Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Eshtë e qartë, jam i qartë dhe unë, që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës, ka mbaruar. Unë po flas, sepse këta do e bëjnë rrugë, do ketë vazhdim. Duket qartë arroganca e tyre, dëshira e tyre t’i bëjnë zjedhjet, kur ata duan, t’i bëjnë në mes të ngushtit”

Por Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, u shpreh se ishte i bindur që në këtë rast zbatohej ligji për dekriminalizimin, pasi në të kundërt, ky ligj “nuk do të kishte pikën e kuptimit, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nëse ne ndalojmë dikë të kandidojë, kur janë disa kushte që ligji i konsideron si ndaluese, dhe i themi personit, ti vazhdo, qëndro në detyrë, edhe pse ke kryer një prej atyre veprave penale, për të cilat ligji, ty të ndalon të kandidosh”.

Frika e zotit Beleri dhe përfaqësuesve të tij, se shumica po nxitonte të ribënte zgjedhjet në Himarë, rezultoi se nuk ishte e pavend. Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin. Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja. Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve. Lëvizjet urgjente të qeverisë, duket se ngrejnë pikëpyetje nga pikëpamja ligjore, përsa kohë vendimi i sotëm, është i apelueshëm, në Komisionin e Ankimimeve, siç e përcakton dhe vetë vendimi i zotit Celibashi. Për momentin nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë.

Zyra e Kreut të Shtetit, nga ana e saj, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, vuri në dukje, se “Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ. Në sistemin ligjor shqiptar, ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Keshilli i Ministrave”. Sipas Kreut të Shtetit “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje – vijon shpjegimi – atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen. Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme, nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve”, theksoi zyra e Shtypit e presidentit Begaj.

Marrë nga VOA “Zëri i Amerikës”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandal, Dior paguan 57 dollarë për një çantë dore, të cilën e shet 2.780
Artikulli tjetër Brazil, policia akuzon Bolsonaron për pastrim parash

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.