KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 2/3 e inflacionit përbëhet nga rritja e kostos së strehimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 2/3 e inflacionit përbëhet nga rritja e kostos së strehimit
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

2/3 e inflacionit përbëhet nga rritja e kostos së strehimit

Përditësimi i fundit: 13 Gusht, 2026 9:16 pm
94 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Rritja e qirave po shndërrohet në një nga problemet kryesore të çmimeve në ekonominë shqiptare. Analiza e fundit e Bankës së Shqipërisë evidenton peshën që ka marrë tashmë strehimi në formimin e inflacionit.

Sipas Raportit Tremujor të Politikës Monetare 2026/III, inflacioni i qirave arriti në 7.8% në qershor, niveli më i lartë historik i regjistruar për këtë tregues. Në muajt prill-maj ai ishte mesatarisht 6.9%, pas 7.5% në tremujorin e parë, por u përshpejtua sërish fort në qershor.

Rëndësia e këtij zhvillimi qëndron te ndikimi që qiratë kanë tashmë në gjithë strukturën e inflacionit. Banka e Shqipërisë konstaton se “strehim-qira” është kategoria me kontributin më të lartë në rritjen e çmimeve, ndërsa ushqimet dhe qiratë së bashku formuan rreth 65% të inflacionit total gjatë tremujorit të dytë.

Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e inflacionit prej 3% që regjistroi vendi në tremujorin e dytë nuk po vjen në mënyrë të barabartë nga e gjithë shporta e konsumit, por është përqendruar te dy zëra që prekin drejtpërdrejt buxhetet familjare: ushqimi dhe strehimi.

Madje, pesha e qirave bëhet edhe më e dukshme në treguesit e inflacionit të brendshëm. Vetëm qiratë kontribuuan me rreth 1.4 pikë përqindjeje në inflacionin bazë dhe rreth 2 pikë përqindjeje në inflacionin bazë neto e të brendshëm.

Banka e Shqipërisë arrin në një konstatim veçanërisht domethënës: nëse përjashtohet efekti i qirave, inflacioni i brendshëm mbetet në përputhje me objektivin e saj prej 3%. Kjo e vendos tregun e qirave në qendër të presioneve të brendshme mbi çmimet.

Presionet nuk kufizohen vetëm te strehimi. Çmimet janë rritur edhe për shërbimet e transportit, sigurimet në transport, paketat turistike, shërbimet postare, kujdesin mjekësor dhe personal. Ndërkohë, inflacioni në restorante dhe akomodim u rrit në 3.1%, nga 2.4% një tremujor më parë.

Raporti tregon kështu një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e inflacionit: krahas goditjeve të jashtme nga karburantet dhe ushqimet, qiratë janë kthyer në burimin kryesor të presioneve të brendshme mbi çmimet.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të qëndrojë përkohësisht mbi objektivin 3%, duke renditur pikërisht nivelet ende të larta të qirave mes faktorëve që do të vazhdojnë ta mbajnë atë nën presion në afatin e shkurtër.

Në këtë mënyrë, problemi i shtrenjtimit të banesave me qira nuk është më vetëm një çështje e tregut të pasurive të paluajtshme. Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, ai është kthyer në një faktor me peshë makroekonomike, që po ndikon drejtpërdrejt nivelin e përgjithshëm të çmimeve në vend.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Diaspora i bashkohet sërish protestës/ Marshimi nesër do të nisë nga “Stacioni i Trenit”
Artikulli tjetër Si u bënë tym milionat e djegësit fantazmë të mbetjeve në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.