KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin

Përditësimi i fundit: 24 Gusht, 2026 6:20 pm
20 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria mbetet vendi me pasigurinë më të madhe ushqimore krahasuar me të gjitha vendet e rajonit dhe Europës. Rreth 32% e popullsisë shqiptare përballet me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë. Ndërkohë, edhe kostoja e një diete të shëndetshme është rritur ndjeshëm. Të dhënat e FAO-s tregojnë se 8.3% e shqiptarëve përballen me pasiguri të rëndë ushqimore, ndërsa rreth 12% e popullsisë nuk mund të përballojë financiarisht një dietë të shëndetshme.

Ushqimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u përballuar për një pjesë të konsiderueshme të familjeve shqiptare. Rreth 32% e shqiptarëve nuk e kanë të sigurt aksesin në ushqim. Ky është konkluzioni i një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, për periudhën 2023–2025. Shqipëria renditet dukshëm më keq, jo vetëm krahasuar me mesataren europiane, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Niveli i pasigurisë ushqimore të moderuar ose të rëndë në Shqipëri vlerësohet në rreth 31.8%, ndërsa mesatarja europiane është vetëm 7.4%. Kjo do të thotë se treguesi në Shqipëri është rreth 4.3 herë më i lartë se mesatarja e Europës dhe rreth 5.5 herë më i lartë se mesatarja e Europës Jugore, prej 5.8%. Diferenca është e ndjeshme edhe në raport me vendet e tjera të rajonit. Për 2023–2025, pasiguria ushqimore e moderuar ose e rëndë vlerësohet në 9.2% në Maqedoninë e Veriut, 9% në Malin e Zi, 8.7% në Bosnjë-Hercegovinë dhe 6.7% në Serbi.

Në Shqipëri, kjo shifër arrin në 31.8%. Por brenda këtij grupi, një tjetër tregues është edhe më shqetësues. 8.3% e popullsisë shqiptare klasifikohet në kushtet e pasigurisë së rëndë ushqimore, familje qç mbeten pa ushqim, detyrohen të konsumojnë më pak sesa u nevojitet, përjetojnë uri apo edhe kalojnë një ditë të plotë pa ngrënë, për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera.

Në këtë panoramë, një tjetër problem është edhe kostoja e një diete të shëndetshme. Sipas Monitor, dieta ditore e shqiptarëve është bërë rreth 70% më e shtrenjtë krahasuar me vitin 2017 dhe rreth 30% më e kushtueshme se mesatarja europiane.

Në më pak se një dekadë, në vendin tonç kostoja minimale për një ushqyerje të ekuilibruar është rritur me rreth 70%. Edhe në raport me Europën, diferenca është e ndjeshme. Një dietë e shëndetshme kushton në Shqipëri rreth 30% më shumë se mesatarja europiane dhe rreth 12% më shumë se mesatarja e Europës Jugore. Sipas metodologjisë së FAO-s, vlera prej 5.16 dollarësh është kostoja minimale ditore e një diete të shëndetshme për një person në Shqipëri. Përllogaritja bëhet duke marrë në konsideratë ushqimet më të lira dhe përcakton pragun minimal ekonomik për një ushqyerje të ekuilibruar. Por edhe ky minimum nuk është i përballueshëm për të gjithë. Në vitin 2025, rreth 11.9% e popullsisë shqiptare vlerësohet se nuk kishte mundësi financiare për të përballuar një dietë të shëndetshme.

Shifrat tregojnë kështu një problem që shkon përtej rritjes së çmimeve. Për një pjesë të familjeve shqiptare, sfida nuk është vetëm të ushqehen shëndetshëm, por të sigurojnë ushqimin e nevojshëm çdo ditë. Në një vend ku kostoja e ushqyerjes së shëndetshme është rritur ndjeshëm, ndërsa pasiguria ushqimore mbetet shumë më e lartë se në pjesën tjetër të Europës dhe rajonit, këto të dhëna kthehen në një tregues të fortë të presionit ekonomik mbi familjet shqiptare.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Artikulli tjetër Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 5 vatra aktive
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Arrestohet në Ekuador një nga anëtarët e grupit kriminal të Dritan Gjikës
Aktuale Analize Fokus Kryesore 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.