KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Balluku anullon koncesionin 1 miliardë euro të Milot-Balldre
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Balluku anullon koncesionin 1 miliardë euro të Milot-Balldre
AktualeAnalizeEkonomiKryesore

Balluku anullon koncesionin 1 miliardë euro të Milot-Balldre

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2025 12:14 pm
261 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka anulluar tenderin për dhënien me koncesion të autostradës Milot-Balldrenë. Ndonëse ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi gjatë fushatës elektorale se brenda dy ditësh, ministria do të shpallte fituesin e koncesionit, ngjarjet kanë marrë një rrjedhë komplet të kundërt.

Kapitali ka mësuar se një ditë më parë, ministria e Infrastrukturës ka vendosur befasisht anullimin e tenderit, ndërkohë që arsyeja zyrtare e anullimit të garës për koncesionin 1 miliardë euro mbetet ende për t’u mësuar.

Tenderi për dhënien me koncesion të autostradës Milot-Balldrenë u shpall në 19 dhjetor të vitit të kaluar dhe u zhvillua në 10 mars të këtij viti, pasi data e tij u shty disa herë.

Në garë u paraqitën 4 oferta nga kompanitë Gener 2, Salillari, A.N.K dhe 4 A-M.

Por Belinda Balluku ka vendosur anullimin e procedurës duke e kthyer sërish ndërtimin e rrugës në pikën zero.

Rruga

Segmenti Milot Balldrenë është pjesë e të ashtuquajturit Korridori Adriatiko-Jonian ose siç njihet ndryshe Korridori Blu.

Ky segment ka një gjatësi 17 kilometër dhe do të kushtojë 182.5 milionë euro vetëm si kosto ndërtimi.

Nëse përfshihen dhe kostot e projektimit, ato të mirëmbajtjes dhe të operimit, investimi total i privatit është parashikuar 365 milionë euro për të gjithë periudhën 35 vjeçare të koncesionit.

Por sipas planit të biznesit, koncesioni do të gjenerojë 1 miliardë euro të ardhura përgjatë gjithë periudhës 35 vjecare.

Kjo është hera e dytë që qeveria shqiptare tenton të japë me koncesion ndërtimin e autostradës Milot-Balldrene. Hera e parë ishte në vitin 2018, kur qeveria zgjodhi fituese të koncesionit kompaninë A.N.K, por me një tjetër model, atë të Partneritetit Publik Privat, sipas të cilit kompania do të ndërtonte rrugën me paratë e veta dhe do të paguhej për 13 vjet nga buxheti i shtetit deri në shlyerjen e investimit dhe fitimin e saj.

Por A.N.K nuk arriti ta ndërtonte rrugën pasi nuk gjeti paratë për ta financuar atë. Rrjedhimit qeveria e anulloi koncesionin për ta tenderuar sërish, por këtë herë me formulën e tarifës së kalimit për qytetarët, jo përmes shlyerjes nga buxheti. Por edhe tentativa e dytë, dështoi sërish.

Tani mbetet për t’u parë nëse ministria e Infrastrukturës do të shpallë sërish tender për koncesionin e Milot Balldrenë, një rrugë e cila vijon autostradën aktuale nga Kashari në Milot, drejt Shkodrës.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Venecia i thotë “JO” Jeff Bezos-it! Miliarderi ndryshon destinacionin e ceremonisë martesore
Artikulli tjetër Jahti i miliarderit të njohur furnizohet me naftë në Durrës, Rama ia jep me 60 lekë litrin,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.