KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bashkitë e bregdetit volën 1.4 miliardë lekë tarifa nga plazhet publike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Bashkitë e bregdetit volën 1.4 miliardë lekë tarifa nga plazhet publike
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Bashkitë e bregdetit volën 1.4 miliardë lekë tarifa nga plazhet publike

Përditësimi i fundit: 26 Mars, 2025 12:15 pm
138 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po përjeton një vrull turistik të jashtëzakonshëm, por infrastruktura dhe kushtet për pushimet në bregdetin e saj nuk janë në përputhje me standardet e duhura. Megjithatë bashkitë bregdetare  siguruan të ardhurat nga vjelja e tarifave ndaj hapësirës së zënë publike në plazhe në masën prej rretb 1.4 miliardë lekësh për gjithë periudhën 2022- qershor 2024, sipas auditimit të KLSH.

Të ardhurat më të larta janë realizuar nga bashkitë Himarë dhe Durrës, ndërsa niveli më i ulët i të ardhurave nga Bashkia Vlorë. Por nga ana tjetër, bashkitë nuk kanë bërë sa duhet për krijimin e kushteve të duhura për plazhet publike. Auditimi më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah të metat dhe mangësitë për një turizëm të denjë.

Sipas raportit, një pjesë e mirë e plazheve publikë vazhdojnë të shfaqin probleme të pazgjidhura ndër vite lidhur me respektimin e standardeve. Gjatë sezonit turistik 2024, sipas Agjencisë Kombëtare të Bregdetit rezulton se në plazhet publike të zonës së Ksamilit është konstatuar mungesë e shërbimeve higjienike.

Në plazhet e Himarës, Lukovë, Bunec, plazhet publike janë pa roje dhe pa sinjalistikën e nevojshme si dhe nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

Në plazhin e Borshit ka mungesë të investimeve në infrastrukturë nga ana e Bashkisë, rehabilitimi i rrugës, mungesa e ndriçimit, ujit, gjelbërimit, pa pasur kujdes të veçantë pastrimi, i cili është bërë disa herë në ditë nga firma e pastrimit.

Në Qeparo dhe Porto Palermo në disa hapësira publike janë vendosur çadra të paçmontueshme me drurë nga ana e banorëve të zonës. Në plazhin e Porto Palermos plazhet janë shfrytëzuar nga publiku si plazhe publike edhe pse janë të pa miratuara. Gjithandej nëpër plazhe, përfshirë Potam, Maraç, Himarë dhe Dhërmi, krahas mungeës së sinjalistikë ujore, mungojnë edhe vrojtuesit e licencuar.  Por në Livadh mungojnë edhe kushtet bazike si tualete, kabina zhveshje, dushe etj.

Në Bashkinë Lezhë lidhur me plazhet publike, gjatë monitorimeve të Agjencisë janë konstatuar se një pjesë e parcelave të paracaktuara si plazhe publike në zonat bregdetare nën juridiksionin territorial të kësaj të fundit për shkak të terrenit nuk janë lehtësisht të aksesueshme nga ana e publikut.

Po ashtu zona bregdetare e Shëngjinit dhe ajo e Kunes kanë të paracaktuara si plazhe publike një numër shumë të vogël parcelash të cilat referuar fluksit të madh të turistëve si atyre ditorë, banorëve të Njësisë Administrative Shëngjin apo edhe atyre të cilët, për sezonin turistik 2024,  kanë investuar duke blerë shtëpi pushimi në këto zona bregdetare, e kanë të pamundur përballimin e këtij fluksi.

Problematikë tjetër e shfaqur në gjithë periudhën e auditimit është nevoja për një numër më të lartë vrojtuesish plazhi, të cilët duhet të angazhohen në këtë lloj shërbimi në plazhe.

Shumë subjekte kanë paraqitur në AKB shqetësimin se nuk arrijnë të gjejnë vrojtues plazhi të certifikuar në tregun e punës, pikë për të cilën AKB sugjeron promovimin e trajnimeve që po ofrohen dhe nga Universiteti i Sporteve në bashkëpunim me Qendrën e Urgjencës Kombëtare.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Quo Vadis, Shqipëri?

Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës

Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 77% më pak emigrantë të parregullt në 2024-ën
Artikulli tjetër Hekurudha Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas ankimohen sërish pranë BERZH-it

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 19 Tetor, 2026
Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.