KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bie besimi në ekonomi, në muajin prill
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bie besimi në ekonomi, në muajin prill
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Bie besimi në ekonomi, në muajin prill

Përditësimi i fundit: 4 Maj, 2026 11:33 am
31 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Besimi në ekonomi i është kthyer rënies në muajin prill. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 1.5 pikë, duke reflektuar një frenim të lehtë të optimizmit në ekonomi, kryesisht nga dobësimi i besimit në shërbime, tregti dhe te konsumatorët. Megjithatë, niveli i tij mbetet 6.4 pikë mbi mesataren afatgjatë, çka tregon se klima ekonomike vijon të jetë relativisht e qëndrueshme.

Në krahun e bizneseve, tabloja është e përzier. Industria dhe ndërtimi kanë dhënë sinjale pozitive në prill, duke kompensuar pjesërisht rënien në sektorët e tjerë. Besimi në industri u rrit me 1.5 pikë përqindje, i nxitur nga pritje më optimiste për prodhimin dhe kontratat nga eksportet. Ndërkohë, ndërtimi shënoi rritjen më të fortë mujore, me +4.9 pikë përqindje, i mbështetur nga përmirësimi i porosive aktuale.

Nga ana tjetër, shërbimet dhe tregtia – dy sektorë kyç për ekonominë e brendshme – kanë dhënë sinjale dobësimi. Besimi në shërbime ra me 1.7 pikë, si pasojë e vlerësimeve më të dobëta për kërkesën dhe aktivitetin aktual. Edhe tregtia pësoi një rënie më të fortë, me 3.6 pikë përqindje, e lidhur kryesisht me performancën më të dobët të shitjeve. Pavarësisht kësaj, të dy sektorët mbeten dukshëm mbi mesataren historike, çka sugjeron se rënia është më shumë një korrigjim sesa një përmbysje trendi.

Sinjali më shqetësues vjen nga konsumatori. Treguesi i besimit konsumator ra me 3.2 pikë përqindje dhe qëndron rreth 4.5 pikë nën mesataren historike. Rënia është e shpërndarë në të gjithë komponentët: pritjet për financat personale, situatën ekonomike dhe sidomos për blerjet e mëdha. Të dhënat në tabelat e vrojtimit tregojnë se konsumatorët janë më pesimistë edhe për të ardhmen, ndërsa pritjet për çmimet dhe papunësinë kanë pësuar përkeqësim në prill.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Debati në Uashington – Pse financohet shoqëria civile jashtë vendit?

Francë/ Tre kuaj shkaktuan kaos në autostradë

Maji muaji i grevave në Itali

Mafia serbe apo shqipfolëse: Kush janë të “fortët” e Ballkanit

Arrestohet turku në Rinas, ishte në kërkim për “puç ushtarak”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Maji muaji i grevave në Itali
Artikulli tjetër Francë/ Tre kuaj shkaktuan kaos në autostradë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shkodër/ Në gjyq katër persona për pastrim parash
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Shpërthim me tritol në Tiranë, dyqani i Endri Meksit në shënjestër
Aktuale Analize Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Kriza e pafundme politike në Kosovë rrezikon të dëmtojë imazhin
Analize Opinion Politike Rajoni Zhvillim 4 Maj, 2026
Gjykatës së Durrësit “i zhduken” 8 kinezet e prostitucionit
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.