KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Blegtori/ Numri i bagëtive bie nga viti në vit, fermerët po braktisin sektorin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Blegtori/ Numri i bagëtive bie nga viti në vit, fermerët po braktisin sektorin
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Blegtori/ Numri i bagëtive bie nga viti në vit, fermerët po braktisin sektorin

Përditësimi i fundit: 24 Qershor, 2026 1:07 pm
108 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sektori i blegtorisë në vend po përballet me  tkurrje të ndjeshme dhe të vazhdueshme të numrit të krerëve gjatë dekadës së fundit.

Të dhënat zyrtare për 2025 tregojnë një panoramë shqetësuese, ku shumica e kategoritë kryesore të bagëtive kanë shënuar rënie, duke reflektuar vështirësitë në të cilat ndodhet ky sektor jetik i ekonomisë.

Numri i krerëve në total shënoi rënie në vitin 2025 me 3.8 për qind në krahasim me vitin 2024. Vitin që shkoi u numëruan gjithsej 1085 krerë nga 2168 që ishin në vitin 2024.

Në sektorin e gjedhëve, pas një periudhe të gjatë rënieje, të dhënat tregojnë shenja të lehta stabilizimi, ku numri i krerëve u rrit nga 272 mijë në 275 mijë gjatë vitit 2025, duke shënuar një shtim prej 3 mijë krerësh ose 1 për qind në vitin e kaluar.

Ndryshe po ndodh me të imtat, të cilat mbeten kategoria më problematike, pasi numri i përgjithshëm i deleve dhe dhive ra nga 1,792 mijë krerë në vitin 2024 në 1,736 krerë, duke u tkurrur me 56 mijë krerë brenda një viti, ose-3%.

Sektori i derrave regjistroi tkurrjen më të ashpër në raport me madhësinë e tij, duke pësuar një rënie prej 28% ne një vit, nga 104 mijë krerë në vitin 2024 në 2025 u raportuan vetëm 75 mijë krerë, ndërsa popullsia e shpendëve vijoi gjithashtu trendin rënës, duke zbritur nga 6,992 mijë krerë në 2024 në 6,953 krerë në 2025, me tkurrje 1%.

Në kontrast me këto zhvillime, bletaria ka shënuar rritje të shpejtë, ku numri i koshereve u rrit me 58 mijë, duke arritur në 645 mijë krerë në vitin 2025, çka përbën një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2024.

Nga viti 2021 në 2025 numri i krerëve të gjedhit ra me 18% dhe i te imtave ra gjithashtu me 18%. Ndërkohe numri i derrave u përgjysmua duke shënuar rënie me 53 për qind pas pandemisë.

Rënia e blegtorisë lidhet me shume arsye ndër të cilat faktori demografik kryeson. Një numër i konsiderueshëm i fermerëve të moshuar po e braktisin blegtorinë për shkak të pamundësisë fizike për të përballuar punën e rëndë, ndërsa brezat e rinj shfaqin interes të ulët për këtë sektor.

Fermerët shpesh hasin vështirësi në vendosjen e produkteve të tyre në treg me çmime konkurruese, gjë që e bën mbajtjen e bagëtive ekonomikisht të paqëndrueshme.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mërgata dhe intelektualët mbështesin protestat, në Shqipëri
Artikulli tjetër Rreth 1 150 anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.