KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim
AnalizeEkonomiFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

Përditësimi i fundit: 12 Tetor, 2026 3:26 pm
68 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kalimi i programit kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-up) nga duart e privatit te shteti ka nisur me një ngërç të shumëanshëm që rrezikon të paralizojë shërbimin në terren. Pasi përfundoi në shtator kontrata koncesionare 10-vjeçare me kompaninë 3P Life Logistic, qeveria vendosi shtetëzimi e plotë të këtij shërbimi.

Për të kryer shërbimin, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore shpalli me urgjencë një tender me vlerë 18 milionë euro për blerjen e kiteve dhe materialeve të domosdoshme që analizat të kryeshin nga strukturat publike. Ky tender u nda në 5 lote.

Por tashmë tenderi është pezulluar plotësisht. Siç tregojnë dokumentat zyrtare, 4 lote kryesore të kësaj procedure të hapur nga kompania e re shtetërore, Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore Sh.A., mbajnë statusin zyrtar “Pezulluar”.

Vlera e përbashkët e këtyre loteve të ngrira në sistemin e prokurimeve kap shifrën marramendëse prej 1,46 miliardë lekë ose rreth 126 milionë euro.

Peng i luftës për plaçkë

Bllokimi aktual i tenderit duket i lidhur ngushtë me një rrotacion administrativ në kupolën drejtuese të institucionit prokurues.

Pikërisht në ditën e shpalljes së këtij tenderi, ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka hedhur firmën e saj të parë në detyrë duke shkarkuar me urgjencë administratoren e OSHISH, Arisa Cane dhe duke e zëvendësuar atë me Yllka Shetan.

Ky shkarkim – i cili erdhi paralelisht me pikëpyetjet e mëdha mbi procedurat e tjera të këtij operatori si ajo e hemodializës – krijoi një tronditje administrative.

Sheta, e cila është akuzuar publikisht nga opozita si një emërim nepotik për shkak të lidhjeve familjare me bashkëshorten e kryeministrit, ka bllokuar thuajse totalisht tenderat e hapur nga paraardhësja e saj, e cila konsiderohej si një person i Evis Salajt.

Çfarë është bllokuar konkretisht?

Pezullimi ka goditur direkt furnizimet jetike për laboratorët shtetërorë që pritet të marrin në dorëzim fluksin e qytetarëve:

• Loti 1: Blerje kite-reagent për pajisje Abbott ose ekuivalent (433.2 milionë lekë) – I PEZULLUAR

• Loti 2: Blerje kite-reagent për pajisje Roche Diagnostic ose ekuivalent (807 milionë lekë) – I PEZULLUAR

• Loti 4: Blerje kite/testesh diagnostike për përcaktimin e gjakut okult (FOB) (127.3 milionë lekë) – I PEZULLUAR

• Loti 5: Blerje materiale mjekësore për programin bazë (100.6 milionë lekë) – I PEZULLUAR

Përplasja ligjore në letra dhe rrotacioni i administratës po ndihen direkt te qytetarët. Raportimet e para nga qendrat shëndetësore tregojnë se kitet për Check-up-in kanë filluar të mungojnë ose janë të limituara, duke detyruar mjekët e familjes të bllokojnë kontrollin bazë të qytetarëve.

Ndërkohë që qeveria hoqi kufirin e moshës duke e zgjeruar fashën për të gjithë personat mbi 35 vjeç, ngërçi administrativ dhe bllokimi i tenderit të materialeve prej 1.46 miliardë lekësh rrezikon ta kthejë premtimin e shtetëzimit në një dështim të parakohshëm.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin
Artikulli tjetër Aritmetika elektorale e reformës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.