KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2026 11:05 am
176 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Disa nga zonat më të njohura të Shqipërisë do të vijojnë të shënojnë rritje të fortë të çmimeve të pronave gjatë viteve të ardhshme. Zhvillimi i turizmit, investimet në infrastrukturë dhe rritja e interesit nga blerësit e huaj po e bëjnë tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme një nga më dinamikët në rajon.

Në fokus të studimit nga Investropa janë zonat bregdetare të jugut  të cilat konsiderohen me potencial të lartë për investim. Sipas Investropa, Lungomare dhe Uji i Ftohtë në Vlorë pritet të regjistrojnë rritje vjetore të çmimeve nga 10% deri në 15%, kryesisht falë Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Aeroporti pritet të përmirësojë ndjeshëm aksesin drejt rivierës shqiptare dhe të sjellë një fluks më të madh turistësh dhe investitorësh.

Studimi thekson se ndikimi i aeroportit mund të ndryshojë tërësisht tregun imobiliar në jug të vendit. Sipas analizës, zonat pranë projekteve të mëdha infrastrukturore në Shqipëri historikisht kanë shënuar rritje çmimesh nga 15% deri në 30% brenda pak viteve pas përfundimit të investimeve.

Ndërkohë, Orikumi dhe Radhima cilësohen si “unaza e dytë” e rivierës shqiptare, ku çmimet e pronave mund të rriten me 8% deri në 12% në vit. Këto zona po përfitojnë nga zgjerimi i interesit për Vlorën dhe nga kërkesa në rritje për apartamente dhe vila pranë detit. Edhe Himara mbetet një nga tregjet më premtuese, me rritje të pritshme nga 7% deri në 11%, për shkak të mungesës së tokës së ndërtueshme dhe interesit të lartë për prona buzë bregdetit.

Investropa vëren gjithashtu se tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme po mbështetet gjithnjë e më shumë nga turizmi dhe blerësit e huaj. Sipas të dhënave të publikuara në studim, turistët në Shqipëri janë pothuajse dyfishuar krahasuar me periudhën para pandemisë, ndërsa të huajt përbëjnë rreth 24% të transaksioneve të pronave në vend.

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri
Artikulli tjetër Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.