KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekonomia shqiptare/ Rritja ngadalësohet mes goditjeve ndaj industrisë dhe bujqësisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ekonomia shqiptare/ Rritja ngadalësohet mes goditjeve ndaj industrisë dhe bujqësisë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionZhvillim

Ekonomia shqiptare/ Rritja ngadalësohet mes goditjeve ndaj industrisë dhe bujqësisë

Përditësimi i fundit: 4 Qershor, 2026 9:21 am
166 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ulur lehtë parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit. Në raportin e qershorit, ekonomia vendase pritet të rritet me 3.4% këtë vit, me një rishikim në ulje prej 0.1 pikë përqindje në krahasim me vlerësimin e muajit shkurt.

Shqipëria renditet në listën e vendeve ku ushqimet dhe energjia zënë një peshë të rëndësishme në shportën konsumatorë, sidomos ushqimi, që zë rreth 40%, duke e bërë atë të prekshme ndaj presioneve inflacioniste, ndonëse zhvlerësimi i euros ka ndikuar pozitivisht tek çmimet. BERZH parashikon se Shqipëria mund të përfitojë pozitivisht nga zhvendosja e turistëve si rrjedhojë e Luftës.

Sipas raportit, Rritja ekonomike në Shqipëri u ngadalësua nga 4.0% në vitin 2024 në 3.8% në vitin 2025. Administrata publike, pasuritë e paluajtshme, TIK-u dhe ndërtimi ishin nxitësit kryesorë të rritjes, ndërsa industria dhe bujqësia u tkurrën, të ndikuara nga forcimi i lekut, kërkesa e dobët e jashtme dhe rritja e pagave, që rënduan mbi konkurrueshmërinë.

Nga ana e kërkesës, rritja u mbështet nga konsumi qeveritar dhe eksportet e shërbimeve, ndërsa eksportet e mallrave ranë. Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua ndjeshëm në 0.7% të PBB-së, i ndihmuar nga turizmi dhe remitancat e forta, ndërsa investimet e huaja direkte mbetën përgjithësisht të pandryshuara dhe të përqendruara në pasuri të paluajtshme dhe ndërmjetësimin financiar. Turizmi mbeti i fortë edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa konsumi i familjeve vijoi të përfitonte nga rritjet e pagës minimale.

Inflacioni, në 2.6% në mars 2026, ka qëndruar brenda objektivit të bankës qendrore, ndërsa goditjet nga çmimet e karburanteve janë zbutur pjesërisht nga ulja e akcizave dhe kufizimet e çmimeve. Norma bazë e interesit e bankës qendrore ka mbetur e pandryshuar që nga mesi i vitit 2025, në 2.5%.

Deficiti fiskal u rrit në 1.8% të PBB-së në vitin 2025, por mbeti nën pritshmëri, ndërsa borxhi publik ra në 53% të PBB-së në fund të vitit.

Rritja ekonomike pritet të arrijë në 3.4% në vitin 2026 dhe 3.5% në vitin 2027, e mbështetur nga investimet dhe reformat në kuadër të negociatave të anëtarësimit në BE. Presionet mbi konkurrueshmërinë e jashtme, rreziqet klimatike dhe luhatjet e çmimeve të energjisë, të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme, përbëjnë rreziqe negative. Megjithatë BERZH thotë se këto efekte  mund të zbuten pjesërisht nga zhvendosja e flukseve turistike nga disa vende më pranë konfliktit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Maran debuton me humbje, Shqipëria mundet nga Izraeli në ‘Air Albania’
Artikulli tjetër Pastroi 200 milionë dollarë për mafien shqiptare/ Ekuadori lëshon urdhër-arresti për Odinin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.