KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Emigrantët mes burokracive dhe informalitetit për të investuar në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Emigrantët mes burokracive dhe informalitetit për të investuar në Shqipëri
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Emigrantët mes burokracive dhe informalitetit për të investuar në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 25 Prill, 2025 10:49 am
195 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Dhjetë vite më parë, Arbër Staka jetonte në Londër. Por sa herë vizitonte Shqipërinë ndjente keqardhje për tokat bujqësore djerrë dhe të papunuara. Kjo ndjesi e shtyu të investojë në vendlindje në fillim të vitit 2015.

Me kursimet e tij vendosi të ngrinte një stallë dhensh në truallin e familjes në Ishull-Shëngjin, në Lezhë. E nisi me 17 krerë dhe brenda katër vitesh arriti të mbante mbi 120.

“Stallën e ndërtova pa leje, për të qenë i sinqertë,” rrëfen Arbri për Citizens “Por ishte në tokën time, me tapi.”

Ai aplikoi për legalizim, megjithatë, përpjekjet e vazhdueshme për të formalizuar sipërmarrjen hasën në burokraci. Sa herë që paraqitej për të regjistruar biznesin, persona të ndryshëm i sugjeronin numra telefoni duke i thënë “Telefonon filanin!”.

Sipas Arbrit këshillat për të takuar drejtorin e bujqësisë së Lezhës, apo drejtorin e ALUIZN-it, e më vonë Kadastrës, nuk ishin sugjerime dashamirëse, por nënkuptonin se ai duhej të jepte ryshfet.

Në vitet 2020-2021, në stallën e Arbrit nisën të vinin inspektorë të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

“Unë isha jashtë shtetit, por i shihja nga kamerat. Vinin gjithmonë pas orarit të punës, pas orës 17:30. E kam me regjistrim,” thotë Arbri, sipas të cilit ata kërkonin sërish ryshfet.

Pak kohë më vonë, në vend që të njoftohej për ndonjë verifikim zyrtar, Arbrit i komunikojnë një gjobë marramendëse: 200 mijë euro për ndërtim pa leje, kjo edhe pse stalla ishte në proces legalizimi. Dy vite më vonë autoritetet vendosën t’ia mbyllnin përfundimisht sipërmarrjen.

“Nuk bënë as bllokim, as procesverbal, as shirit të kuq, siç e parashikon ligji për ndërtimet pa leje. Ata prisnin që unë të shkoja për t’i rënë derës!” rrëfen ai.

Staka tregon se kecat ia fali Altin Prengës, sipërmarrësit në agro-turizmin “Mrizi i Zanave”, ndërsa dhitë ia dhuroi një fshatari në Zadrimë, për ta mbështetur.

“Kam dërguar gjithmonë njerëz për procedurat, por thoshin ‘jepi numrin tim që të më takojnë’, dhe e kuptoja çfarë kërkonin…” thekson Arbri.

Pas shumë seancash të zvarritura në gjykatë, me anë të një amnistie, Arbrit iu fal gjoba. Ai rrëfen se gjatë viteve kur përpiqej të ngrinte biznesin, kishte menduar seriozisht rikthimin në Shqipëri me familjen, por sot, kjo ide është shuar.

“Tani kam biznes në Itali, kam blerë prona, edhe në Shqipëri, por nuk kam më besim. Pa ndryshuar sistemi, nuk mundem. Ndoshta më vonë! Jam edhe në moshë të thyer tani, fëmija ka studiuar këtu [Itali], dhe kur ishte koha për t’u kthyer, më vendosën gjobën. Tani e kam shumë të vështirë!” përmbyll Staka.

“Të jesh informal është më lirë sesa të jesh formal”

Më 27 mars, Kryeministri Rama, në një takim me investitorë nga 37 vende, ftoi shqiptarët e diasporës të investojnë në vend.

“Duhet të kuptoni se kjo është koha për të investuar në Shqipëri, për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri, sepse nesër do të jetë vonë,” tha Rama.

Por pedagogu i financave publike, Azmi Stringa, analizon për Citizens se kryeministri, në këtë rast, po nxit një “investim pasiv”, ose “të fjetur”.

“Kur kryeministri thotë ‘hajde investo në Shqipëri’, nuk është duke thënë ‘hapni biznese’, por ‘blini ndonjë pallat apo ndërtesë’. Dhe pastaj do rrini si agallarë, do hani me lugë floriri dhe do vijnë të huajt t’ju bëjnë pasanikë,” shpjegon Stringa.

Sipas tij, ka tre probleme kryesore që pengojnë investimet në biznes nga të huajt apo dhe shqiptarët e diasporës.

Vështirësitë për të siguruar kapitalin njerëzor dhe infrastruktura e mangët për investimin. Sipas Stringës, është thuajse e pamundur të gjesh staf pune në fshatra, ndërsa elementët infrastrukturorë si uji, energjia, rrugët mungojnë ose janë me probleme.

Mjedisi rregullator i kapluar nga burokracia. Në këtë pikë, pedagogu i financave, thotë se burokracia në hallkat e institucioneve mund të diktojnë jo vetëm fatin e projekteve por edhe vetë linjën e investimit.

Pasiguria juridike dhe konkurrenca e pandershme. Ndryshimi i shpeshtë i politikave dhe ndjekja e rrugëve ekstraligjore nga konkurrentë që mund të kenë lidhje apo dhe përkrahje politike e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve.

“Këtu nuk bëhet ftesë për të ndërtuar, por për të blerë aty ku kanë ndërtuar oligarkët, sepse vetëm ata të japin siguri juridike. Po dole jashtë këtij rrethi, pasiguria është shumë e lartë,” pohon Stringa.

Sipas pedagogut të financave, për bizneset ekzistojnë rregulla shumë të forta, por që zbatohen në mënyrë selektive.

Stringa shton se në vendet e Bashkimit Evropian, çmimi për metër katror tokë bujqësore varion me 1-2 euro, ndërsa në Shqipëri, toka bujqësore blihet që në fillim me qëllim investimi në ndërtim.

“Kjo shihet qartë edhe te bujqësia, që është sektori më i madh, por ka rritje reale negative, pra nën zero,” përmbledh Stringa.

Mungesë transparence dhe monitorimi për Startup-et

Ligji për zhvillimin dhe mbështetjen e startup-eve u miratua më 10 mars 2022, me qëllim mbështetjen e nismave të reja për fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

me synim mbështetjen e nismave të reja në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik.

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, si dhe Agjencia e Startup Albania, deklaruan se për vitin 2024 do të ofrojnë mbështetje për 55 deri në 75 startup-e, me një shumë deri në 9 milionë lekë.

Në një kërkesë për informacion drejtuar nga Citizens, ministria bëri të ditur se nuk ekziston asnjë parashikim ligjor apo detyrim për të mbajtur evidenca të veçanta për iniciativat e biznesit nga diaspora.

Në vitin 2022, sipas kësaj ministrie, janë financuar 29 startup-e, por nuk ka informacion se sa prej tyre janë ende aktive, pasi menaxhimi nuk është bërë nga vetë institucioni. Për vitin 2023 nuk është dhënë asnjë përgjigje, ndërsa për vitin 2024 raportohet se 89 startup-e janë aktive në treg.

Pedagogu Stringa shprehet skeptik për efikasitetin e këtyre programeve dhe kërkon më shumë transparencë institucionale.

“Ajo që është shqetësuese është se kur krijohet një program startup -eve, duhet të bëhet edhe monitorimin si kanë ecur këto biznese, sa vende pune kanë hapur, sa e kanë xhiro vitin e parë, vitin e dyte,  se mund të hapen me një vend pune dhe të mbyllen pas dy vitesh,” përmbyll ai.

 

Marrë nga Ctizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Edhe te pallati i sportit “Asllan Rusi” pritet të “mbijnë” kulla?
Artikulli tjetër Moderatorja, Eni Vasili, zgjidhet drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.