KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Energjia elektrike mund të shtrenjtohet sërish në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Energjia elektrike mund të shtrenjtohet sërish në Kosovë
AnalizeEkonomiKryesoreRajoniZhvillim

Energjia elektrike mund të shtrenjtohet sërish në Kosovë

Përditësimi i fundit: 30 Janar, 2026 10:14 am
65 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kompania furnizuese me energji elektrike, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.3 për qind për vitin 2026. Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe tani i takon këtij institucioni të vendosë.

Furnizuesi i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) aplikimin për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2026.

Sipas dokumentit të dorëzuar nga KESCO, i cili përmban analizën e kostove dhe projeksionet financiare për vitin e ardhshëm, nevojat financiare të furnizuesit tejkalojnë vlerat e të hyrave të miratuara për vitin 2025, duke sugjeruar një rritje të tarifave për konsumatorët, në mënyrë që të mbulohen kostot operative dhe të tjera të lidhura me sigurimin e furnizimit me rrymë.

Nga aplikimi rezulton se të hyrat e propozuara për vitin 2026 arrijnë në rreth 528.78 milionë euro, krahasuar me rreth 435 milionë euro në vitin 2025.

Ky ndryshim çon në rreth 21 % rritje të çmimeve të energjisë elektrike nëse ky propozim miratohet në formë të tillë.

ZRRE është në proces të shqyrtimit të këtyre aplikimeve, dhe ende nuk ka vendosur zyrtarisht nëse do të miratojë rritjen e kërkuar, apo do ta refuzojë.

Në vitin 2023, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kishte miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, ndërsa në vitin 2025 tarifat u shtrenjtuan për 16.1 për qind.

Ndërkohë, gjatë vitit 2024, ZRRE kishte vendosur ulje të tarifave, duke i reduktuar ato për 8 për qind për konsumatorët familjarë që shpenzonin mbi 800 kilovat-orë në muaj, si dhe për 3 për qind për konsumatorët komercialë dhe industrialë.

Aktualisht, tarifa ditore për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më pak se 800 kilovat-orë në muaj është 9.05 centë për kilovat-orë, ndërsa tarifa e natës për këtë kategori është 3.88 centë për kilovat-orë.

Për energjinë e shpenzuar mbi pragun e bllokut prej 800 kilovat-orësh, çmimi gjatë ditës arrin në 15.43 centë për kilovat-orë, ndërsa gjatë natës është 7.28 centë për kilovat-orë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit

Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet

Belinda Balluku ‘kërkon’ pasaportën

Biznesi i impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura

Shpallet fituesi, tre kulla deri 35 kate te “Zyber Hallulli”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ukraina në errësirë totale
Artikulli tjetër Tenderi 4.8 milion € i AKSHI-t, ‘zhytet’ në ankesa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Rama dhe Balluku firmosin lejen e radhës për çunat e APEX-it
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
Pas goditjes së grupit të Beqirit, Gerond Meçe rikthehet sërish të fitojë tendera nga AKSHI
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 30 Janar, 2026
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skema mashtruese, me kredi të rreme
Aktuale Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.