KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fermat e mëdha po dominojnë prodhimin e qumështit, fermerët e vegjël braktisin blegtorinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fermat e mëdha po dominojnë prodhimin e qumështit, fermerët e vegjël braktisin blegtorinë
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Fermat e mëdha po dominojnë prodhimin e qumështit, fermerët e vegjël braktisin blegtorinë

Përditësimi i fundit: 15 Gusht, 2026 5:28 pm
26 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prodhimi i qumështit vendas vijon më tepër të jetë i përqendruar te fermat e mëdha dhe të organizuara që po zgjerojnë kapacitetet, ndërsa numri i fermave të vogla po pakësohet.

Përfaqësues të kompanive të përpunimit të qumështit thonë se kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të prodhimit vendas të qumështit dhe një furnizim më të qëndrueshëm të tregut.

Sipas tyre, fermerët e vegjël me 1 apo 2 krerë po dalin gradualisht nga aktiviteti, për shkak të daljes në pension fermerëve të moshës mbi 60 vjeç dhe mungesës së brezit të ri që të vijojë punën në fermë me mbajtjen e disa krerëve.

Në të njëjtën kohë, fermat e mëdha po investojnë në rritjen e numrit të krerëve, teknologji dhe përmirësimin e produktivitetit. Shtim të numrit krerëve ka pasur edhe nga fermat e mesme dhe të vogla.

“Në tërësi në gjithë sektorin, fermat ekzistuese të mëdha po rriten ndjeshëm në kapacitete prodhuese, për shkak të investimeve në teknologji dhe numrit të mbajtjes së kafshëve. Në fermën tonë kapacitetet për mbajtjen e kafshëve arrin deri në 500 lopë. Aktualisht gjendje numri i tyre është 380 lopë.

Për shkak të këtyre investimeve, si në teknologji dhe rritje të mbajtjes së kafshëve, kapaciteti prodhues është rritur me rreth 9 mijë litra qumësht në ditë, një sasi që do të kërkonte prodhimin e rreth 1 mijë fermerëve të vegjël me nga 9 litra qumësht në ditë.

Rritja e prodhimit vendas ka ndikuar edhe në uljen graduale të varësisë nga importi i qumështit. Pra importi i qumështit po mbyllet. Kjo ka sjellë që furnizimi me qumësht nga fermat vendase të jetë përmirësuar ndjeshëm. Pra kemi një stabilizim të prodhimit të qumështit”, pohojnë drejtues të fermës prodhuese dhe përpunuese të qumështit të kompanisë “Erzeni”.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2025 u grumbullua një sasi qumështit prej 101 mijë ton. Në raport me 2024 sasia e qumështit u rrit me 6.9%.

Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasia të grumbulluar me 84 mijë tonë. Krahasuar me 2024 sasia e grumbulluar u rrit me 12.5%.

Qumështi i deles i grumbulluar arriti në 9 mijë ton, me një rritje 21.1% krahasuar me vitin 2024. Sasia e qumështit të dhisë së grumbulluar arriti në 8 mijë ton. Në raport me 2024 prodhimi i qumështit të dhisë pati rënie me 4.3%.

Edhe kërkesa për bulmet gjatë sezonit veror paraqitet pozitive.

Kompanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se kërkesa për produktet e bulmetit është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Përfaqësues të kompanisë së përpunimit të qumështit “Lufra” pohojnë për rritje të kërkesës së konsumatorit krahasuar me një vit më parë, e ndikuar kryesisht nga fluksi i turistëve dhe rritja e konsumit në zonat turistike.

Edhe për përfaqësuesit e kësaj kompania, kombinimi i prodhimit më të lartë të qumështit vendas nga rritja e investimeve në teknologji, në numër krerësh në fermat e mëdha dhe kërkesës sezonale po krijon kushte më të favorshme për industrinë e bulmetit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tiranë/ Në janar-qershor jepen 5 herë më shumë leje për ndërtime
Artikulli tjetër Trump: Mund ta shpallim ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.