KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2026 9:50 am
186 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vizitorët e huaj dominojnë pothuajse tërësisht tregun e akomodimit afatshkurtër në Shqipëri, ndërsa Franca rezulton vendi me peshën më të madhe në netët e qëndrimit të rezervuara përmes platformave Airbnb dhe Vrbo.

Sipas të dhënave të AirDNA(kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo) të vena në dispozicion për “Moitor”, 97% e të gjitha qëndrimeve në apartamente turistike gjatë 12 muajve të fundit janë realizuar nga vizitorë që vijnë nga jashtë Shqipërisë.

Analiza e origjinës së turistëve, bazuar në të dhënat e vlerësimeve të përdoruesve të Airbnb, tregon se Franca përbën tregun më të madh të huaj për Shqipërinë, me 18% të netëve të qëndrimit.

Ky grup ka pasur një rritje të dukshme sidomos vitin e shkuar diçka që po reflektohet edhe këtë  vit. Madje për herë të parë francezët këtë verë po vijnë me kontrata garancie dhe në formë të organizuar në rajonin e Golemit dhe Durrësit.

Gjermania nga ana tjetër renditet e dyta me 14%, ndërsa Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë 12% të kërkesës totale. Mbretëria e Bashkuar zë 11%, ndërsa Holanda 4%.

Pesë tregjet kryesore përfaqësojnë së bashku gati 60% të të gjitha qëndrimeve të realizuara nga turistët e huaj në Shqipëri gjatë vitit të fundit.

Të dhënat historike tregojnë gjithashtu një ndryshim gradual të përbërjes së kërkesës ndërkombëtare. Gjatë pesë viteve të fundit është rritur pesha e turistëve që vijnë nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda.

Në të kundërt, pjesa e tregut e përfaqësuar nga vizitorët amerikanë rezultoi më e lartë gjatë vitit 2021, menjëherë pas pandemisë, përpara se të zbriste gradualisht në vitet pasuese.

Sipas AirDNA, Shqipëria vazhdon të mbështetet kryesisht te kërkesa ndërkombëtare në sektorin e akomodimit afatshkurtër, me një pjesëmarrje shumë të kufizuar të tregut vendas.

Shifrat e vitit të fundit tregojnë se pothuajse e gjithë kërkesa në platformat Airbnb dhe Vrbo gjenerohet nga vizitorë të huaj, ndërsa tregjet e Evropës Perëndimore përbëjnë pjesën më të madhe të netëve të qëndrimit në vend.

Ky zhvillim vjen në një periudhë kur Shqipëria ka regjistruar zgjerim të vazhdueshëm të ofertës turistike dhe rritje të kërkesës në tregun e akomodimit afatshkurtër, duke u renditur ndër tregjet me ritmet më të larta të zgjerimit në rajonin e Ballkanit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë

Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit

Gjykata liron 8 të mitur të ndaluar në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm

Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Heqja e ‘non gratës’, Berisha: U korrigjua vendimi i padrejtë
Artikulli tjetër José Mourinho rikthehet sërish në Madrid, firmos deri në 2029 me Realin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike
Koment Korrupsion Kryesore Kulture Opinion Sociale 22 Tetor, 2026
Policët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Pas një ore me sherr fizik dhe përplasje verbale, mbyllen punimet e Kuvendit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.