KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreOpinionSociale

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Përditësimi i fundit: 27 Prill, 2026 10:46 am
24 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy nga godinat e para që janë ndërtuar në projektin “Durrës Marina” kanë pësuar ulje  me 74 centimetra. Ka qenë kjo dëshmia tronditëse nga brenda kantierit të projektit gjigant për emisionin investigativ Piranjat.

Sipas një nënkontraktori që po kryen punimet e betonit,  dy pallatet e para kanë pësuar ulje të konsiderueshme në tokë, duke arritur deri në 74 centimetra zhytje.

“Dy pallatet e para që I ka bërë Elmazaj, kanë çeduar, kanë bërë ulje. Aktualisht që flasim janë 74 cm ulje, janë zhyt poshtë. Unë jam një nga nënkontraktorët që kamë një pjesë të punimeve të betonit aty brenda. Dy pallatet e para, po sidomos I pari është zhytur më shumë.” – thotë ai në dëshminë e dhënë për emisionin Piranjat.

Ai shton më tej se punimet janë kryer pa cilësi dhe duke mos marrë parasysh terrenin ranor e argjilor duke mos futur pilota, gjë që ka sjellë edhe zhytjen.

“Para një muaji aty është bërë problem i madh. Patën vënë edhe dyer e dritare dhe në momentin që çeduan themelet, plasën ato. Në kohën kur bëmë bodrumet, na thërritën: Ej sa ka plas platea, themeli. I bëmë edhe një shtresë tjetër sa mos dukej. Ore ka bë ulje gjithë objekti. Ajo në fillim ka qenë gjysmë kalatë dhe nuk ka pas pilota. Por nuk lejohet të bëhet ndërtimi pa pilota aty. Për të kursyer lekët, këta menduan që meqë ka qenë mol porti, do mbajë bazamenti. Tani pas dy vjetësh çedoi, ka bërë ulje. Është zhytur poshtë, sepse është kënetë.” – shton dëshmitari.

Pas shfaqjes së problemeve, në objekt janë konstatuar dëmtime serioze, përfshirë çarje të strukturës dhe thyerje të elementëve të vendosur si dyer dhe dritare. Aktualisht, sipas dëshmisë, po kryhen ndërhyrje përforcuese anësore me pilota, një zgjidhje që ekspertët e konsiderojnë të pamjaftueshme nëse nuk është aplikuar që në fillim.

“Tani janë duke bërë përforcime anësore, janë duke ngul pilota. Kjo firma turke sepse pas këtij problemi, firma u rimblodh dhe janë duke bërë gjithën zonën me blinda, p[ilota sepse e kliptuahn që zona nuk mban. Mbi këto blinda do ndërtohet ,ndërsa dy të parat janë fundos. Aty po punojnë anash sa lejon hapësira dhe po vënë blinda anësore. Bëhet fjalë për rreth 60 milionë euro për blindat që do futen 30 metra nën tokë.” – tha dëshmitari.

Projekti i njohur ndryshe si kompleksi i Alabarit është prezantuar si një investim strategjik prej 3.2 miliardë eurosh në zonën e portit të Durrësit. Sipas Piranjave, matjet e kryera në terren, përmes teknologjisë së dronit, konfirmojnë një disnivel të konsiderueshëm mes godinave. Rezultatet tregojnë diferenca nga 70 centimetra deri në 1 metër mes strukturave, duke përputhur kështu denoncimin e bërë nga burimi brenda projektit.

Për vitet 2023-2024 janë shpenzuar rreth 41 milionë euro për punime, ndërkohë që vetë kompania ka investuar vetëm një pjesë të vogël të kapitalit nga fondet e saj, duke u mbështetur kryesisht në shitjen e apartamenteve në fazë projekti.

 

Marrë nga Emisioni “Piranjat” në Syri TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme
Artikulli tjetër Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.