KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Inflacioni dhe papunësia, shqetësimet kryesore në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Inflacioni dhe papunësia, shqetësimet kryesore në rajon
AnalizeEkonomiRajoni

Inflacioni dhe papunësia, shqetësimet kryesore në rajon

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2024 9:25 pm
175 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit 2024, në një anketim që analizon sfidat kryesore të ekonomive në Ballkanin Perëndimor,rezulton se  tre problemet kryesore që përballen këto vende janë rritja e çmimeve, situata e përgjithshme ekonomike, dhe papunësia.

Në të gjithë rajonin, 64% e të anketuarve vlerësojnë rritjen e çmimeve dhe inflacionin si problemin më të madh që përballet ekonomia e vendeve të tyre. Ky shqetësim është veçanërisht i theksuar në Serbi, ku 73% e qytetarëve janë të shqetësuar për rritjen e çmimeve. Shqipëria është e dyta, me 71% të popullsisë që e konsideron inflacionin dhe koston e jetesës si një nga problemet më të mëdha. Ndërsa në Bosnje Hercegovinë qytetarët janë më pak të prekur nga ky fenomen ku 53% e tyre e konsiderojnë sfidë.

Një tjetër problem i theksuar nga të dhënat është situata ekonomike në përgjithësi, që është renditur si një shqetësim kryesor nga 45% e qytetarëve të rajonit. Në Shqipëri, 57% e të anketuarve e shohin gjendjen ekonomike të vendit si sfidën më të rëndësishme.

Papunësia mbetet një tjetër problem i madh në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë veçanërisht Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku 40% e qytetarëve të Shqipërisë dhe 33% e qytetarëve të Malit të Zi e rendisin këtë si një nga tre shqetësimet kryesore. Kjo përqindje tejkalon edhe mesataren e Ballkanit që është 27%.

Përveç çështjeve ekonomike, siguria dhe paqëndrueshmëria politike janë dy faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Në nivel rajonal, 27% e qytetarëve janë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike. Shqipëria, megjithatë, duket se ka një nivel relativisht më të ulët të shqetësimit për këtë çështje, me vetëm 15% të popullsisë që e shohin si problem, në krahasim me vendet si Kosova (21%) apo Bosnja dhe Hercegovina (43%), ku stabiliteti politik duket se përbën një shqetësim më të madh.

E ndërsa inflacioni dhe papunësia janë problemet kryesore, disa aspekte të tjera që ndikojnë cilësinë e jetesës përfshijnë cilësinë e arsimit dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor. Në vendin tonë , vetëm 4% e të anketuarve rendisin arsimin si një problem kryesor, ndërkohë që 11% shprehin shqetësime për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Këto përqindje janë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

 

Marrë nga Scan TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si e ndihmuan izraelitët Ramën, të masakronte protestuesit?

Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik

Kartelet shqiptare në Dubai, miliona euro dhe festa luksoze

Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë

Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Inteligjenca Artificiale do të arrijë njerëzimin, në vitin 2029
Artikulli tjetër Luksemburgu, shteti që lindi në shekullin X

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve
Aktuale Fokus Kryesore Politike 13 Nëntor, 2026
Zbulohen 3 plantacione droge në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra, në Lekas të Korçës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.