KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kina po rrit ndikimin në Ballkanin Perëndimor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kina po rrit ndikimin në Ballkanin Perëndimor
AktualeBotaEkonomiOpinion

Kina po rrit ndikimin në Ballkanin Perëndimor

Përditësimi i fundit: 24 Prill, 2025 9:30 am
170 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Evropa mbetet donatorja më e madhe e Ballkanit Perëndimor, por ndikimi i Kinës po rritet me hapa të shpejtë, falë dhënies së kredive me më pak burokraci – por në kushte që vijnë me pasoja të padukshme. Kështu shkruan gazeta prestigjioze austriake “Die Presse”, duke e cilësuar rajonin si fushëbetejë ekonomike mes fuqive të mëdha.

Ballkani Perëndimor, rajoni që përfshin Kosovën, Shqipërinë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, është gjithashtu i kontestuar në kuptimin figurativ. Megjithatë, lufta për ndikim në këtë rajon nuk bëhet me armë, por me para.

Ndërsa Bashkimi Evropian mbetet donatori kryesor, me kredi dhe grante që kanë ndihmuar zhvillimin e infrastrukturës në rajon, Kina po përfiton nga vonesat burokratike dhe procedurat e ngadalta të Brukselit për të rritur praninë e saj, veçanërisht përmes nismës “Belt and Road”.

Paratë në vend të armëve

Sipas një analize të fundit nga Instituti i Vjenës për Ekonominë Ndërkombëtare (WIIW), ndikimi i BE-së në rajon është në rënie, ndërsa Pekini po e shfrytëzon këtë vakum.

“Në Ballkanin Perëndimor, beteja për ndikim nuk bëhet me armë si në Ukrainë – por me para”, thuhet në artikullin e “Die Presse”.

Autori i analizës, Branimir Jovanoviq nga WIIW, ka thënë se Kina po arrin hapin me BE-në si kreditor, megjithëse kushtet e saj janë shpesh më të vështira. Nga viti 2008 deri në vitin 2023, BE-ja ka dhënë 25 miliardë euro për projekte infrastrukturore në rajon, ndërsa Kina ka premtuar 17 miliardë dollarë – me Serbinë si shembullin më të theksuar të ndikimit kinez, që tashmë ka kaluar ndihmën evropiane.

Kreditë kineze: të shpejta, por me kosto

Sipas Jovanoviqit, megjithëse shumica e qeverive të Ballkanit preferojnë kreditë evropiane për shkak të kushteve më të favorshme, shumë zgjedhin ofertat kineze për shkak të fleksibilitetit dhe kërkesave më të vogla. Kreditë nga Kina janë më të shtrenjta dhe afatet e shlyerjes janë më të shkurtra, por procesi është më i thjeshtë.

Megjithatë, Pekini ofron shumë pak ndihmë të pakthyeshme. Nga viti 2007 deri në vitin 2023, BE-ja ka dhënë rreth 13 miliardë euro në grante, ndërsa Kina vetëm 350 milionë euro në dy dekada.

Evropa: financuesja më e madhe, por donatore e ngadaltë

Pavarësisht se është financuesja më e madhe në rajon, Evropa përballet me kritika për burokracinë dhe zvarritjen në zbatimin e projekteve. “Shumë prej projekteve evropiane zbatohen me ngadalësi të rraskapitshme”, ka thënë Jovanoviq.

Sipas tij, BE-ja duhet ta shohë Ballkanin jo vetëm si pjesë të zgjerimit të ardhshëm, por si një zonë të rëndësishme gjeopolitike dhe gjeoekonomike. Sepse prania në rritje e Kinës nuk është pa pasoja.

Pasojat e padukshme të ndikimit kinez

Përfshirja e kompanive kineze me punëtorë të importuar nga Kina, shqetësime për transparencën, kualitet të dobët të projekteve, shkelje të të drejtave të punëtorëve, dhe ndikim negativ në mjedis – janë prej efekteve negative që vijnë nga investimet e Kinës.

“Roli i Kinës po rritet kryesisht sepse BE-ja e lejon këtë dhe nuk vepron me vendosmëri”, përfundon analiza.

 

Marrë nga Die Presse

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Fatura e prepotencës politike

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm LDK: LVV-ja s’i ka numrat, s’mund të fshihet pas akrobacive procedurale
Artikulli tjetër Ish-ministri e akuzon presidentin e Kolumbisë si “narkoman”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.