KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Korriku rriti inflacionin/ Transporti shtrenjtohet, ushqimet dhe banesa rëndojnë familjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Korriku rriti inflacionin/ Transporti shtrenjtohet, ushqimet dhe banesa rëndojnë familjet
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Korriku rriti inflacionin/ Transporti shtrenjtohet, ushqimet dhe banesa rëndojnë familjet

Përditësimi i fundit: 10 Gusht, 2026 4:34 pm
118 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Korriku, muaji i pushimeve dhe i shpenzimeve më të larta për shumë familje sjell një tjetër rritje të çmimeve.

Në kulmin e sezonit veror, inflacioni arriti në 3,4% nga 2,5% një vit më parë, ndërsa krahasuar me qershorin, çmimet u rritën me 0.2%. Pas kësaj shifre janë shpenzimet që familjet përballojnë çdo ditë, nga ushqimet dhe banesa te transporti dhe shërbimet.

Peshën më të madhe në inflacion e kanë ushqimet dhe pijet joalkoolike, me një kontribut prej 1,18 pikë përqindjeje. Por korriku nuk është thjesht një muaj tjetër në matjen e çmimeve.

Efekti sezonal bëhet veçanërisht i dukshëm te transporti, ku çmimet u rritën me 4,7 për qind vetëm brenda një muaji, ndërsa në terma vjetorë rritja arrin në 8%.

Edhe grupi i qirasë, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe karburanteve, me 0,83%, ndërsa transporti kontribuon me 0,52%.

Në terma vjetorë, rritja më e fortë e çmimeve është pikërisht te transporti, me 8%, ndërsa argëtimi, sporti dhe kultura shënojnë rritje 6%. Ushqimet janë shtrenjtuar me 3,5%, ndërsa kostot e banesës me 4,1%.

Vetë INSTAT thekson se ndryshimi mujor është i ndjeshëm ndaj efekteve sezonale. Edhe pse disa produkte sezonale kanë lehtësuar çmimet gjatë korrikut, shporta e familjes vijon të përballet me presion nga transporti, banesa dhe ushqimet.

Një rritje të inflacionit mbi objektivin Banka e Shqipërisë e vlerëson të përballueshme për politikën monetare.

Në konferencën e fundit, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se inflacioni pritet të qëndrojë lehtësisht mbi objektivin në gjysmën e dytë të vitit, përpara se të kthehet gradualisht drejt tij. Ai theksoi gjithashtu se balanca e rreziqeve për inflacionin mbetet në kahun e sipërm. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë vijon të mbajë normën bazë të interesit në 2,5 për qind.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulm ukrainas me dron, në Tatarstanin rus/ Të paktën 13 të vdekur
Artikulli tjetër Europa Perëndimore përvëlohet, thatësira dhe zjarret bëjnë namin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.