KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, shtrenjtimi i mundshëm i energjisë me “domino efekt” në ekonomi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë, shtrenjtimi i mundshëm i energjisë me “domino efekt” në ekonomi
AktualeAnalizeEkonomiRajoniSociale

Kosovë, shtrenjtimi i mundshëm i energjisë me “domino efekt” në ekonomi

Përditësimi i fundit: 27 Mars, 2025 9:33 am
199 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind. Por, zinxhiri i shtrenjtimeve nuk do të ndalej me aq. Bizneset, sidomos prodhueset, do të përballeshin me rritje të kostove operative, duke i detyruar ato t’i rrisnin çmimet e produkteve dhe të shërbimeve.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë paralajmëroi se, nga muaji prill, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Çmimet aktuale të energjisë

Në prill të vitit të kaluar, ZRRE-ja ka ulur çmimin e energjisë për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3%. Megjithatë, një vit më parë, më 2023, tarifat janë rritur për 15% për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat.

Për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Ndërkaq, nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.

Prodhimi i pamjaftueshëm bën që një pjesë e konsiderueshme e furnizimit të sigurohet përmes importeve, që janë të shtrenjta.

Më 26 mars, çmimi i energjisë elektrike në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ishte 118 euro për megavat.

Ndikimi te bizneset dhe rritja e çmimeve

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike do t’i rrisë kostot operative të bizneseve, veçanërisht atyre prodhuese.

Për shembull, një kompani që deri tani ka paguar 1.000 euro në muaj për energji, pas shtrenjtimit do të paguajë 1.150 euro, sipas tij.

Shahini thotë se kjo do t’i detyrojë bizneset t’i rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bërë ato më pak konkurruese në treg.

Për më tepër, thotë ai, këto biznese mund të shkurtojnë edhe vende pune, për t’i mbuluar shpenzimet shtesë.

“Kjo rritje do të ndikojë në çmimet e produkteve esenciale, si: buka, qumështi, vaji, lëngjet dhe shërbimet e ndryshme. Bizneset nuk janë fajtorët kryesorë për këtë rritje – shkaku kryesor mbetet rritja e çmimit të energjisë”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.

Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.

Rritje të tjera të çmimeve të produkteve paralajmëron edhe Gani Durmishi, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit në Kosovë.

“… sepse kur shtrenjtohet energjia elektrike, ngrihet edhe çmimi i ambalazhit, ngrihet edhe çmimi i qumështit. E, pastaj, kur të rritet kostoja e shpenzimeve jetësore, edhe punëtorët kërkojnë paga më të larta”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me disa qytetarë në fund të muajit të kaluar, kur nisi të flitej për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës, dhe shumica thanë: “Nuk e dimë se si do t’ia dalim”.

Valë e re çmimesh edhe në qershor?

Pas shtrenjtimit të pritshëm të rrymës në prill, bizneset në Kosovë do të përballen edhe me një ndryshim tjetër të rëndësishëm pas dy muajsh.

Nga 1 qershori, kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, do të kenë mundësi të zgjedhin furnizuesin e tyre të energjisë dhe të dalin në tregun e hapur.

Ky hap është pjesë e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, por ka ngjallur shqetësime mes afaristëve dhe organizatave të biznesit, që paralajmërojnë për çrregullime ekonomike dhe rritje të çmimeve.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, më 12 mars, Alajdin Fusha, pronar i kompanisë “ABI SHPK” në Prizren, ka thënë se me kalimin në treg të hapur, do të bëhet e pashmangshme rritja e çmimeve të produkteve.

Kjo, për faktin se çmimi për kilovat nuk mund të pritet nën 15 centë, nga rreth 7 centë sa paguan kompania tash për tash, sipas tij.

“Me doemos do të reflektojë edhe në koston e produkteve dhe shërbimeve”, ka thënë Fusha, firma e të cilit operon me 13 kompani që ofrojnë produkte ushqimore dhe shërbime të tjera.

Këtë shqetësim e kanë ngritur edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, të cilat kanë rekomanduar shtyrjen e zbatimit të tregut të hapur të energjisë, duke argumentuar se vendi nuk është ende gati për këtë ndryshim.

ZRRE-ja, megjithatë, ka insistuar se ka licencuar kompani të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike dhe është zotuar se do t’i monitorojë vetë marrëveshjet mes bizneseve dhe kompanive furnizuese, për të shmangur abuzimet e mundshme.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Albin Kurti bie pre e mashtrimit të humoristëve rusë
Artikulli tjetër Studentët protestues në Serbi përdorin narrativën shtetërore për bombardimet e NATO-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.