KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kostot po rrisin çmimin e ujit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kostot po rrisin çmimin e ujit
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Kostot po rrisin çmimin e ujit

Përditësimi i fundit: 1 Tetor, 2026 8:13 am
44 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Çmimet e ujit të pijshëm të ambalazhuar në bare dhe restorante gjithnjë e më tepër po rezultojnë me diferencë të lartë krahasuar me çmimet e shitjes prej prodhuesve vendas.

Në disa bare çmimi i ujit të ambalazhuar po kushton më tepër sesa çmimi i kafes. Nëse konsumatori paguan 100 lekë për kafen, në disa bare i ndodh që për ujin në paketim 0.5 L, çmimin që varion nga 100 deri në 150 lekë. Për paketimin në shishe qelqi, çmimi i ujit në bare dhe restorante arrin deri 250 lekë.

Disa nga prodhues të ujit të ambalazhuar vendas pohuan për Monitor se pavarësisht kostove në rritje nga luhatjet e çmimeve të plastikës apo naftës nuk kanë ndryshuar çmimet e shitjes në prodhim. Madje sipas tyre në 10 vitet e fundit çmimet e shitjes kanë ruajtur qëndrueshmëri. Prodhuesit pohojnë se e tregtojnë me çmime 23 lekë për shishe.

Diferenca më e lartë e çmimit në prodhim, dhe atyre që tregtohet në bare dhe restorante është për paketim në shishe qelqi, ku sipas prodhuesve prej 10 vitesh tregtohet me çmim 55 lekë për shishe. Paketimet në shishe plastike prej 0.5 litër që më së shumti konsumohen në bare,.

Operatorët e bareve dhe restoranteve argumentojnë se konsumatori nuk paguan vetëm ujin. Në çmimin final përfshihen kostot e pagat e punonjësve, qiraja, energjia elektrike dhe detyrimet tatimore dhe informaliteti i sektorit.

Por sipas tyre një prej kostove që ka ndryshuar ndjeshëm vitet e fundit dhe ka ndikuar te aktiviteti janë shpenzimet për pagat e punonjësve. Paga minimale në vend është 50 mijë lekë në muaj nga 1 janari 2026, duke rritur kostot e bizneseve.

Po ashtu bizneset e bareve dhe restoranteve pohojnë se kanë rritur ndjeshëm pagat e stafit të kamerierëve dhe banakierëve që arrijnë në nivele, 80 mijë deri 100 mijë në muaj. Rritja e pagave sipas tyre është ndikuar nga mungesa e fuqisë punëtore.

Në vitin2025 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për Monitor rezulton se është arritur rekord në prodhimin e ujit të ambalazhuar.

Në total është prodhuar një sasi prej 345,1 mln litra apo 73% më tepër sesa viti 2024. Në 2025 është prodhuar sasia më e lartë për dekadën e fundit.

Rritje ka pasur edhe për eksportet. Për vitin 2025 u eksportua një sasi prej 54,8 mln litra ujë i ambalazhuar sipas të dhënave të Doganave. Në raport me vitin 2024 eksportet u rritën me 2%.

Përveç sfidës për rritjen e prodhimit, për operatorët e sektorit mbetet edhe amortizimi i kostos së prodhimit, që është rritur nga ndryshimet e çmimit të plastikes, tapave, etiketave, qelqit dhe naftës që po ndikon në zinxhirin e shtrenjtimit të shërbimit të transportit.

Më herët drejtues të operatorëve kryesorë prodhues në vend theksuan se këto kosto në rritje i kanë amortizuar përmes investimeve në teknologji të reja për përdorimin e ambalazhimeve PET të riciklueshme.

Por industria pritet të përballet me një tjetër rritje të kostove në të ardhmen. Por prodhuesit paralajmërojnë se nisja nga zbatimi prej 1 janarit 2027 të ligjit të ri për mbetjet, i përafruar me legjislacionin e Bashkimit Europian, pritet të rrisë ndjeshëm kostot prodhuese për këtë industri.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pasagjerët e FlyDubai përleshen me thika në bord, avioni bën ulje të detyruar në Arabinë Saudite
Artikulli tjetër 74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.