KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kriza në Greqi prek edhe orizin e dasmave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kriza në Greqi prek edhe orizin e dasmave
AktualeAnalizeEkonomiSocialeTe Tjera

Kriza në Greqi prek edhe orizin e dasmave

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2025 11:34 am
391 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Si në shumë vende të Mesdheut, edhe në Greqi, hedhja e orizit mbi të sapomartuarit pas ceremonisë është një zakon tradicional që simbolizon urimet për begatinë dhe pjellorinë. Por çdo vit, kjo traditë çon në humbje të mëdha.

Fermerët grekë llogarisin se rreth 200-300 tonë oriz i ngrënshëm përfundojnë në tokë gjatë muajve të verës, kur zhvillohen shumica e rreth 53.000 dasmave në gjithë vendin.

Pas thatësirave dhe ndryshimeve klimatike, por edhe si rezultat i konkurrencës së fortë nga importet me çmim të ulët prej vendeve aziatike , fermerët grekë gjetën një zgjidhje racionale dhe ekonomike: të shesin orizin e thyer për dasma, në vend që ta hedhin ose ta përdorin për ushqim kafshësh.

“Ideja e përdorimit të orizit të thyer në dasma lindi sepse është një traditë këtu në vendin tonë”, shprehet fermeri Christos Gatzaras.

Shembullin po e japin prej disa muajsh disa partneritete bujqësore në Halastra ,pranë Selanikut një nga zonat kryesore të kultivimit të orizit, që kanë shitur tonelata me oriz të thyer të ridizenjuar në çanta të bardha me etiketen-orizi I dasmave “THE WEDDING RICE”, duke dhënë mesazhin se orizi nuk është për t’u hedhur. Produkti i ri tregtohet tashmë në pako prej 25, 10 dhe ndoshta më pak kilogramësh. Është vlerësuar se 3-5 kilogramë oriz hidhen në çdo dasmë.

“Çdo vit, kryesisht gjatë muajve të verës kur zhvillohen shumica e dasmave, hidhen rreth 200 ton oriz i ngrënshëm. Kështu që menduam, pse duhet të përfundojë një produkt i ngrënshëm në tokë kur mund të përdorim një produkt të ngjashëm në vend të tij?”, shton më tej ai.

Greqia është prodhuesi i tretë më i madh i orizit në BE, duke eksportuar pjesën më të madhe të 250,000 tonëve prodhim vjetor. Orizi i thyer përbën rreth 9% të eksporteve, dhe përdorimi i tij në dasma ndihmon fermerët, kursen burime natyrore dhe jep një zgjidhje të zgjuar për një zakon tradicional.

Tani, çdo ton orizi i shitur për dasma është fitim për fermerët dhe një shembull sesi tradita mund të kthehet në mundësi ekonomike.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët
Artikulli tjetër Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.