KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lufta “shpëton” eksportet shqiptare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lufta “shpëton” eksportet shqiptare
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Lufta “shpëton” eksportet shqiptare

Përditësimi i fundit: 18 Maj, 2026 11:26 am
122 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Eksportet e mallrave shënuan rritje të fortë edhe në muajin prill, duke ngushtuar njëkohësisht deficitin tregtar, ndërsa ndikimi i çmimeve të energjisë dhe tensioneve në Lindjen e Mesme vijon të reflektohet te tregtia e jashtme shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në prill 2026 eksportet arritën vlerën 34.9 miliardë lekë, duke u rritur me 16.9% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me 6.8% në raport me marsin.

Importet arritën në 79 miliardë lekë, me një rritje më të moderuar prej 4.4% në terma vjetorë, ndërsa ranë me 1.6% krahasuar me muajin pararendës. Si rezultat, deficiti tregtar zbriti në 44.1 miliardë lekë, me një tkurrje prej 3.8% në raport me prillin e vitit të kaluar.

Rritja e eksporteve është mbështetur kryesisht nga grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, që dha kontributin më të madh pozitiv me 9.8 pikë përqindje, i ndjekur nga materialet e ndërtimit dhe metalet me 6.6 pikë përqindje. Në rritje kontribuan edhe ushqimet, pijet dhe duhani, si edhe makineritë dhe pajisjet.

Ndikimi i çmimeve ndërkombëtare duket veçanërisht i fortë te grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike. Të dhënat tregojnë se, megjithëse pesha e importeve të këtij grupi ra në rreth 193 milionë kg nga 206 milionë kg një vit më parë, vlera u rrit në 9.6 miliardë lekë nga 7.7 miliardë lekë.

E njëjta tendencë u shfaq edhe te eksportet, ku sasia ra nga 227 milionë kg në 216 milionë kg, ndërsa vlera u rrit ndjeshëm në 8.4 miliardë lekë. Kjo sugjeron se rritja e tregtisë në këtë kategori është nxitur kryesisht nga çmimet më të larta të energjisë dhe karburanteve në tregjet ndërkombëtare, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbajnë të paqëndrueshme tregjet globale të energjisë.

Ndërkohë, sektorët tradicionalë vijojnë të japin sinjale më të dobëta. Tekstilet dhe këpucët kontribuan negativisht me 1.8 pikë përqindje, ndërsa produktet kimike dhe plastike, si edhe lëkura dhe artikujt prej saj, dhanë ndikim negativ më të kufizuar.

Edhe në importe, ndikimin kryesor e dhanë mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me 2.5 pikë përqindje, të ndjekura nga ushqimet, pijet dhe duhani me 2.1 pikë përqindje. Nga ana tjetër, makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit dhanë ndikim negativ, duke frenuar pjesërisht zgjerimin e importeve.

Ndryshe nga marsi, kur importet u zgjeruan me ritme shumë më të larta, në prill vihet re një ngadalësim i blerjeve nga jashtë, çka ka ndihmuar në uljen e deficitit tregtar. Megjithatë, varësia e lartë nga importet e energjisë dhe lëndëve djegëse vijon të mbajë ekonominë shqiptare të ekspozuar ndaj zhvillimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kostove të transportit.

Në aspektin e tregjeve partnere, eksportet shqiptare shënuan rritjen më të madhe drejt Kosovës me 26% dhe Gjermanisë me 28.9%, ndërsa ranë drejt Italisë me 3.8% dhe Spanjës me 20.6%. Nga ana tjetër, importet u rritën kryesisht nga Kina me 18.9% dhe Italia me 3.1%, ndërsa ranë nga Gjermania dhe Turqia.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Klaus Gjasula transferohet te Hoffenheimi

Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia

Ministri britanik i Mbrojtjes dorëhiqet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Integrimi në BE, mes polarizimit politik dhe mungesës së transparencës
Artikulli tjetër Peter Magyar sulmon pronarin e One duke e quajtur oligark

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Berishës iu hoq “non grata” amerikane, por DASH ende pa konfirmim publik
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 11 Qershor, 2026
Një leksion i çmuar nga Argjentina
Analize Bota Finance Fokus Politike Sociale 11 Qershor, 2026
Papa çmonton axhendën e Sançezit
Analize Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.