KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbi 137 mijë ndërmarrje aktive në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mbi 137 mijë ndërmarrje aktive në Shqipëri
AktualeAnalizeEkonomiKryesore

Mbi 137 mijë ndërmarrje aktive në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 4 Qershor, 2026 11:01 am
157 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet gjatë vitit 2025, ndërsa u regjistruan edhe më shumë biznese të reja krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në fund të vitit 2025 në vend numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, me një rritje prej 4,3% krahasuar me vitin 2024. Në të njëjtën kohë, regjistri i njësive ligjore arriti në 250.097 njësi aktive, 5,1% më shumë se një vit më parë.

Gjatë vitit 2025 u regjistruan 18.297 ndërmarrje të reja, nga 15.970 që ishin regjistruar në vitin 2024, duke reflektuar një zgjerim të aktivitetit sipërmarrës në vend.

Të dhënat tregojnë se ekonomia shqiptare vijon të dominohet nga sektori i shërbimeve. Rreth 85,9% e ndërmarrjeve aktive operojnë në grupin e “Prodhuesve të shërbimeve”, ku përfshihen tregtia, transporti, magazinimi, akomodimi, shërbimet ushqimore, informacioni dhe komunikacioni, si edhe shërbime të tjera. Këto ndërmarrje realizojnë 68,2% të shitjeve neto në ekonomi.

Ndërkohë, grupi i “Prodhuesve të të mirave”, ku përfshihen bujqësia, pyjet, peshkimi, industria dhe ndërtimi, përfaqëson 14,1% të ndërmarrjeve aktive dhe gjeneron 31,8% të shitjeve neto.

INSTAT vëren gjithashtu se vetëm 1,5% e ndërmarrjeve kanë 50 ose më shumë të punësuar, por këto kompani punësojnë 48,6% të totalit të të punësuarve dhe realizojnë 44,8% të shitjeve neto vjetore.

Sipas raportit, ndërmarrjet me pronarë ose bashkëpronarë të huaj përbëjnë 5% të totalit të ndërmarrjeve aktive, por punësojnë 12,5% të të punësuarve në vend.

Ndërkohë, pjesëmarrja e grave në biznes vijon të shënojë rritje të lehtë. Në vitin 2025, gratë menaxhonin ose zotëronin 31,6% të ndërmarrjeve aktive, kundrejt 31,4% një vit më parë. Përqindja më e lartë e grave në pozicione vendimmarrëse u regjistrua në sektorët e tregtisë dhe shërbimeve të tjera.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë

Vuçiç: “Rama është aset i madh për Shqipërinë”, u tregua i butë me protestuesit

Gjykata liron 8 të mitur të ndaluar në protestë: Arrestimi ishte i paligjshëm

Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Matrioshkat e Zvërnecit
Artikulli tjetër “Big-ët” e Wall Street “shembin” Bitcoinin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike
Koment Korrupsion Kryesore Kulture Opinion Sociale 22 Tetor, 2026
Policët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Pas një ore me sherr fizik dhe përplasje verbale, mbyllen punimet e Kuvendit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.