KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndryshime me qiradhënien e pasurisë shtetërore,
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndryshime me qiradhënien e pasurisë shtetërore,
AktualeAnalizeEkonomiKryesore

Ndryshime me qiradhënien e pasurisë shtetërore,

Përditësimi i fundit: 15 Nëntor, 2024 10:17 am
153 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kalimi i pasurisë shtetërore tek privatët përmes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave të tjera përfshirë ato me çmimi simbolik 1 euro do t’i nënshtrohet praktikave të rishikuara. Një vendim i fundit i qeverisë ka ndryshuar vendimin e vitit 2014 që ka në objekt pikërisht këtë procedurë duke bërë disa rishikime që nisin nga investimet strategjike e deri tek rastet kur në pasurinë shtetërore që i kalon privatet ka ndërtime që kufizojnë zhvillimin. Konkretisht sa i takon investimeve strategjike vendimi ka shtuar një pikë të re në pjesën e parë të tij ku pas shkronjës “g” shtohet ajo “gj”.

Konkretisht pika 5 për të cilën është bërë shtesa jep disa nënndarje për  rastet e përjashtimit të konkurrimit për pasuritë shtetërore ku ndër të tjera janë pasuri me sipërfaqe deri në 200 m2 që jepen për afat 1 vjeçar, objekte që do të përdoren për aktivitete të tjera shtetërore, marrëveshjet minerare, ato që preken nga kontrata koncesionare. Shtesa bën që tashmë edhe tokat që janë dhënë për përdorim për investime strategjike përjashtohen  nga konkurrimi. Kjo vlen vetëm për fazën e parë pasi nëse investitori kërkon që të zgjerojë më tej investimin ai duhet t’i nënshtrohet konkurrimit.

“Përjashtohen nga konkurrimi gj)dhënia me qira ose enfiteozë e pasurive shtetërore subjekteve private në rastin kur Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin “Investim strategjik” për projektin e investimit me potencial strategjik, si dhe masën mbështetëse për vënien në dispozicion të pasurisë shtetërore. Ndryshimet e mëvonshme në kontratë nuk i nënshtrohen kufizimeve të shkronjës “e”, të pikës 5, të kësaj ndarjeje”, thuhet në vendimin e qeverisë të datës 13 nëntor.

Në ndarjen V të vendimit qeveria rishikon tashmë pjesën që lidhet me njësitë e qeverisjes vendore. Këto të fundit në rastet kur kanë një projekt që kërkon një kontratë qiraje apo enfiteozë duhet të bëjnë kërkesë pranë Ministrisë përgjegjëse për ekonominë dhe është kjo e fundit që e çon këtë kërkesë në qeveri.

“Në rastet kur propozimi për kontratat e qirasë ose të enfiteozës vjen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, propozimi për Këshillin e Ministrave bëhet nga ministri përgjegjës për ekonominë. Ministria përgjegjëse për ekonominë kryen të gjitha procedurat sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

Propozimi shoqërohet me projektkontratën e negociuar ndërmjet subjektit dhe ministrisë përgjegjëse për ekonominë, bazuar në kontratën tip të këtij vendimi. Propozimi përmban të gjithë dokumentacionin e kërkuar, të përcaktuar në këtë vendim. Në rast se ky dokumentacion nuk është i plotë ose ka mangësi kthehet për plotësim ose rishqyrtim në institucionin propozues”, thuhet në vendim.

Pika që lidhet me kontratat 1 euro për disa aktivitete specifike është riformuluar. Ku tashmë ministria e ekonomisë i propozon kryeministrit që të jepet kontratë me çmim simbolik 1 euro pa konkurrim  “për kontratat e qirasë ose të enfiteozës, me nivele investimi mbi 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, me qëllim ushtrimin e veprimtarive në fushën e sportit, kulturës, turizmit, inovacionit apo që ndikojnë për zgjidhjen e problemeve sociale ose për strehimin dhe përkujdesjen e të moshuarve;”.

Po kështu ministria për ekonominë propozon dhënien me qira 1 euro të pasurisë shtetërore për rastet e investimeve strategjike që kanë marrë miratim paraprak në Komitetin e Investimeve Strategjike.

“Ministria përgjegjëse për ekonominë propozon në Këshillin e Ministrave dhënien me qira/enfiteozë të pasurisë shtetërore pa konkurrim dhe me tarifën simbolike 1 euro/kontrata për projekte për të cilat Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) ka miratuar vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore, si masë mbështetëse për realizimin e investimit, sipas ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka ngarkuar ministrinë përgjegjëse për ekonominë për lidhjen e kontratës me tarifën simbolike 1 euro/kontrata,”” thuhet në shtesën e re të pikës 3 të ndarjes V.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në më pak se 3 muaj, Kosova shkon në zgjedhje parlamentare
Artikulli tjetër Borxhi ndaj sigurimeve 240 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.