KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2026 1:25 pm
16 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Teksa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta të karburanteve në botë, Albpetrol shiti 60 milionë euro naftë tek dy kompani shqiptare. Sipas dokumenteve, fituese në ankand u shpallën kompanitë “Europetrol Durrës Albania” SHA dhe “Bitex Refinery” SHA, të cilat morën pjesë në garë si bashkim operatorësh ekonomikë.

Kjo sasi e madhe hidrokarburesh është prodhuar tërësisht nga nëntoka shqiptare. Mirëpo, në vend që ky burim kombëtar të shkonte për të zbutur apo ulur çmimet stratosferike të naftës që qytetarët shqiptarë paguajnë çdo ditë nëpër pikat e karburanteve, të ardhurat e gjeneruara do të shkojnë për të mbuluar rrogat e administratës dhe tenderat e radhës brenda vetë kompanisë shtetërore Albpetrol.

Përmes njoftimit zyrtar, konsorciumit fitues i kërkohet të paraqesë sigurimin e kontratës në vlerën ekzakte prej 557,287,210 lekësh dhe të nënshkruajë marrëveshjen zyrtare brenda 15 ditëve. Procesi i evadimit të plotë të sasisë prej 101,400 tonësh naftë do të shtrihet në një kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Vendndodhja dhe Grafiku i Dorëzimit të Naftës
Tërheqja e sasisë së naftës bruto nuk do të bëhet menjëherë, por do të shpërndahet në mënyrë të gradualshme përgjatë një viti, me një ritëm prej 8,450 tonësh në muaj.

Produkti ndodhet i depozituar në gjashtë pika të ndryshme të administruara nga shoqëria Albpetrol: Zharrëz, Usojë, Visokë, Gorisht, Kuçovë dhe Amonicë.

Sipas kushteve të përcaktuara, kompanitë fituese janë të detyruara të kryejnë pagesat përmes transfertave bankare përpara tërheqjes së çdo sasie mujore, sipas grafikut të kontratës.

Struktura e Çmimit dhe Vlera e Kontratës
Shuma e sigurimit të kontratës prej plot 557.28 milionë lekësh përfaqëson saktësisht 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës globale. Kjo e çon projeksionin total të të ardhurave për Albpetrolin në rreth 5.57 miliardë lekë (afërsisht 61.4 milionë euro).

Konsorciumi u shpall fitues në pikat e lëvrimit me formulën: 77.51 % e Çmimit Brent – 4.448 USD/bbl + K, ku elementi kryesor konkurrues K u ofrua në vlerën 0.0105 USD/bbl pa TVSH.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kosovë/ Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme si Kryetar i PDK-së

Anulohet nisja e studentëve të Kosovës, për në protestën në Tiranë

Mesazhi i fortë i studentëve për Ramën: “Nuk ka dialog, mes qafës dhe shpatës”,

Bankat drej normalitetit

5 masat që qeveria po përgatit, ndaj protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët
Artikulli tjetër Protestat në Tiranë, gjykata liron 22 të arrestuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Big Brother Himara
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
Protestat në Tiranë, gjykata liron 22 të arrestuar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Tetor, 2026
Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
Mark Gjonaj tërhiqet nga Këshilli i Diasporës/ I shkruan letër Edi Ramës: Jep dorëheqjen!
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.