KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Platformat e pagesave për e-commerce në rritje me 59%
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Platformat e pagesave për e-commerce në rritje me 59%
AnalizeEkonomiHI-TechKryesoreSociale

Platformat e pagesave për e-commerce në rritje me 59%

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 8:48 am
12 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Përdorimi i terminaleve virtuale për pranimin e pagesave online është në rritje këtë vit, por numri i tyre ngelet ende shumë i vogël. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2026 numri i terminaleve POS virtuale arriti në 389, në rritje me 59% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Terminalet POS virtuale mundësojnë pranimin e pagesave elektronike, zakonisht me karta, për të lehtësuar kryerjen e pagesave nëpërmjet faqeve të internetit. Ky produkt është i lidhur sidomos me platformat e tregtisë elektronike të bizneseve, megjithatë mund të përdoret edhe nga institucionet për të mundësuar pranimin e pagesave online për shërbimet publike.

Me gjithë rritjen e lartë të shënuar këtë vit, numri i POS-eve virtuale në Shqipëri ngelet në nivele të papërfillshme krahasuar me numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve.

Vlerësohet se zhvillimi i tregtisë elektronike në Shqipëri është ende i ngadaltë krahasuar me tregjet më të zhvilluara.

Sipas statistikave të INSTAT,  31.3% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë shitur produkte ose shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.

Ky tregues është rritur me 3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, transaksionet e tregtisë elektronike përgjithësisht dominohen nga pagesat cash në dorëzim.

Qeveria shqiptare vitin e kaluar nisi një strategji për uljen e përdorimit të parasë cash në ekonomi. Pjesë e kësaj strategjie ishin detyrimi i bizneseve për pajisje me terminal POS për pranimin e pagesave me kartë, si edhe zgjerimi i aksesit për pagesa jocash edhe në institucionet publike.

Shqipëria ngelet një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.

Vlerësohet se afërsisht 40% e monedhës lokale në qarkullim qëndron jashtë bankave, pa përfshirë këtu valutat e huaja, për të cilat nuk ekzistojnë statistika zyrtare. Shqipëria është një ndër vendet me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave, çka nënkupton një shkallë të lartë të përdorimit të parasë cash në ekonomi.

Megjithatë, pagesat me kartë janë në rritje të shpejtë në vitet e fundit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej 16 milionë pagesa me kartë në pikat elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 28% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Tashmë, numri i pagesave me kartë në POS-e ka kaluar në mënyrë të qëndrueshme numrin e tërheqjeve cash në bankomate.

Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 56 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.

Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 58.3 miliardë lekë, me një rritje prej 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 18.3% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 17.4% i vitit të kaluar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë është Antifa, lëvizja që Rama e lidh me protestat në Shqipëri

Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e Portugalisë?

Të rinjve evropianë: Nëse na rrëmbeni të ardhmen, ne do t’ju bllokojmë të tashmen!

Qeveria nuk ka faj asnjëherë

Pedagogët i bashkohen revoltës studentore, nisin marshimin në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sigurimi i pronës, ecuri e dobët edhe për vitin 2026
Artikulli tjetër Champions League/ Nata e përballjeve të mëdha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja
Fokus Koment Kryesore Kulture Sociale 20 Tetor, 2026
Ku përfundojnë mbetjet?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit
Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Loja me karriget bosh e Ramës: një butafori cinike mbi hematomat e studentëve!
Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.