KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë
AktualeAnalizeBotaEkonomiFokusSociale

Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 10:45 am
30 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve evropiane gjatë fundjavës për të protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës, çmimeve të papërballueshme të banesave, pagave të ulëta dhe presionit mbi shërbimet publike. Edhe pse pakënaqësitë ndryshonin nga një vend në tjetrin, demonstratat nxorën në pah frustrimin në rritje lidhur me buxhetet familjare.

Në Francë, qindra mijëra njerëz morën pjesë në demonstrata ku u përfshinë studentë dhe grupe të tjera, të cilët protestuan kundër kostos së jetesës dhe problemeve me shërbimet publike. Shumë prej tyre marshuan në mënyrë paqësore, por presidenti francez, Emanuel Makron, u zotua se do të mbante përgjegjës ata që “kërkuan të rrëzonin Republikën”, pasi disa tubime degjeneruan në grabitje dhe trazira në qytetet kryesore. Rreth 1.500 dyqane dhe subjekte tregtare u dëmtuan.

Dëmet për bizneset do të arrijnë në “disa qindra milionë euro”, deklaroi Aleksandr Bompar, president i Federatës së Shitjes me Pakicë dhe Tregtisë, për televizionin LCI, duke shtuar se ishte ende herët për të dhënë një shifër të saktë.

Bashkia e qytetit të Limogesit u përfshi nga flakët, ashtu si edhe zyra ikonike turistike në sheshin Bellekur, në Lion. Vandalët hynë me forcë edhe në bashkitë e Marsejës, Lilës dhe Anzherit, ndërsa në Bordo u bastis rezidenca e prefektit.

“Protesta është një e drejtë dhe zemërimi meriton të dëgjohet. Megjithatë, asnjë mosmarrëveshje apo pakënaqësi nuk mund ta justifikojë shkatërrimin e pronës publike”, deklaroi Gijom Gëran, kryetari i bashkisë së Limogesit, duke e cilësuar dhunën si “të papranueshme”.

Në Belgjikë, policia u përplas me demonstruesit në Bruksel dhe Liez gjatë protestave kundër rritjes së kostos së jetesës. Edhe nxënësit e shkollave të mesme kishin protestuar javët e fundit kundër rritjes së kostove të arsimit, duke iu bashkuar studentëve në Francë, të cilët protestonin për kushtet në shkolla dhe mungesën e mësuesve.

Duke shprehur të njëjtin qëndrim si kryetari i bashkisë së Limogesit dhe politikanë të tjerë, ministri i Brendshëm belg, Bernard Kuentin, deklaroi të shtunën se situata “nuk ishte më thjesht një protestë”, por përbënte “dhunë të pastër dhe të mirëfilltë”.

Në Portugali, sindikatat dhe organizatat që mbrojnë të drejtën për strehim kërkuan rritje të pagave, pensione më të mira, shërbime publike më cilësore dhe masa për ta bërë strehimin më të përballueshëm. Organizatorët vunë në dukje se rritja e qirave, kostove të kredive hipotekare dhe shpenzimeve të përditshme po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetet familjare.

Protesta u zhvilluan edhe në Itali, ku demonstruesit kundërshtuan kushtet ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Përplasjet në Milano, Torino dhe Bolonja shkaktuan të lënduar, ndërsa dhjetëra persona u ndaluan në Milano.

 

Marrë nga Euronews.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar

Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri

Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Artikulli tjetër Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Moska i përgjigjet Ramës: Nuk kemi dorë në protestat e Shqipërisë
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Alarm për bombë në Kryeministri dhe disa institucione shtetërore
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.