KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Propozimi i Trump për ndalimin e eksporteve të naftës shqetëson Evropën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Propozimi i Trump për ndalimin e eksporteve të naftës shqetëson Evropën
AnalizeBotaEkonomiSocialeZhvillim

Propozimi i Trump për ndalimin e eksporteve të naftës shqetëson Evropën

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2026 9:53 am
44 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Me çmimet e energjisë që janë rritur për shkak të luftërave në Iran dhe Ukrainë, Bashkimi Evropian po merr masa për të shmangur një krizë energjetike gjatë dimrit, në rast se presidenti amerikan Donald Trump vendos të ndalojë eksportet e naftës diesel nga SHBA-ja.

Prej muajsh, vendet e BE-së po përpiqen të përballojnë ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë, pasi lufta SHBA-Izrael kundër Iranit ka shkaktuar ndërprerje në furnizimet globale dhe ka ndikuar në qarkullimin e naftës përmes ngushticës së Hormuzit.

Shqetësimi në Evropë është shtuar ditët e fundit, ndërsa rezervat e gazit po bien dhe Trump tha se po e shqyrton “shumë seriozisht” mundësinë e ndalimit të eksporteve të dieselit. Shtetet e Bashkuara, eksportuesi më i madh në botë i dieselit, furnizuan rreth gjysmën e importeve evropiane deri muajin e kaluar.

Në prag të sezonit të ngrohjes, komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, u ka dërguar një letër 27 vendeve anëtare të BE-së, ku rekomandon uljen e konsumit të gazit dhe energjisë elektrike “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ai paralajmëroi se rezervat janë shumë më të ulëta se nivelet normale, pas valëve rekord të të nxehtit gjatë verës. Jorgensen u bëri thirrje vendeve të BE-së të shqyrtojnë mundësinë e uljes së konsumit të energjisë elektrike gjatë orareve të pikut, si dhe vendosjen e kufijve për temperaturat në ndërtesat publike.

Në një takim të ministrave evropianë në Irlandë të martën, çështjet e energjisë ishin në krye të agjendës. Jorgensen tha se i kishte kërkuar Uashingtonit të vlerësonte pasojat e mundshme të një ndalimi të eksporteve të dieselit.

“U kam dërguar një sinjal shumë të qartë homologëve të mi amerikanë, por edhe publikut. Nuk është në interesin e askujt, as të SHBA-së dhe as tonin, që në këto kohë të vështira të mos ketë një qarkullim sa më të lirë të energjisë”, tha ai.

Çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm këtë vit, të ndikuara nga sulmet ushtarake që kanë dëmtuar infrastrukturën në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë sulmet e SHBA-së dhe Iranit në Lindjen e Mesme, si dhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Evropa përgatitet për një krizë të mundshme

Trump tha se po shqyrton ndalimin e eksporteve pasi çmimet e dieselit kanë arritur nivele rekord dhe po krijojnë presion politik mbi republikanët përpara zgjedhjeve të pjesshme në SHBA, krahas rritjes së çmimeve të benzinës.

Meqë nafta tregtohet dhe çmimi i saj përcaktohet në tregjet globale, ekonomistët kanë paralajmëruar se një ndalim i eksporteve të dieselit mund të godasë zinxhirët e furnizimit dhe mund të mos arrijë objektivin e synuar për uljen e çmimeve.

Në Evropë, mundësia e një ndalimi amerikan ka nxitur planifikime urgjente për të parandaluar që një problem me çmimet të shndërrohet në krizë furnizimi. Zyrtarët evropianë po lobojnë gjithashtu pranë Shtëpisë së Bardhë kundër një mase të tillë.

“Evropa është një nga rajonet më të ekspozuara, nëse jo më i ekspozuari, sepse Evropa importon një sasi shumë të madhe diesel”, tha të martën drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.

“Po hyjmë në sezonin e vështirë, në sezonin e dimrit. Rusia dhe Lindja e Mesme po përballen me vështirësi”, shtoi Birol.

Në letrën drejtuar ministrave të BE-së, një kopje e së cilës u pa nga The Washington Post, Jorgensen tha se BE-ja është më e përgatitur se në vitin 2022, kur pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia shkaktoi një garë të shpejtë dhe të dhimbshme në Evropë për të shkëputur varësinë nga furnizimet ruse.

Megjithatë, sipas tij, varësia nga karburantet fosile të importuara e lë Evropën ende të ekspozuar “ndaj trazirave globale të gjeopolitikës së energjisë”.

“Po përballemi me një krizë çmimesh që lidhet me një krizë furnizimi”, shkroi ai.

Jorgensen tha se kryeqytetet evropiane duhet të nxjerrin mësime nga kriza energjetike e vitit 2022 dhe të marrin masa të ngjashme edhe tani, si ofrimi i stimujve për konsumatorët që të ulin kërkesën, apo reduktimi i ngrohjes dhe ndriçimit në ambientet e jashtme.

Ai theksoi se aktualisht “nuk ka rreziqe të menjëhershme” për furnizimin, por paralajmëroi se nivelet e rezervave të gazit janë “jashtëzakonisht të ulëta”, pasi vera e nxehtë dhe e thatë i detyroi vendet të përdornin më shumë gaz për prodhimin e energjisë elektrike.

Të martën, Grupi i Koordinimit të Naftës i BE-së zhvilloi gjithashtu një takim për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të një ndalimi amerikan të eksporteve të dieselit.

 

Marrë nga Washington Post

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zhvlerësimi i valutave e ka “ulur” vlerën e depozitave
Artikulli tjetër Kurti: “Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.