KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protesta për qumështin në Kosovë/ Blegtorët derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Protesta për qumështin në Kosovë/ Blegtorët derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë
AnalizeEkonomiFokusKryesoreRajoniSociale

Protesta për qumështin në Kosovë/ Blegtorët derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Përditësimi i fundit: 7 Korrik, 2026 8:24 am
121 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Mbi 65 mijë litra qumësht i derdhën fermerët para Ministrisë së Bujqësisë. Të udhëhequr nga Shoqata e Qumështarëve, prodhuesit protestuan të hënën me kërkesën që të fillojë sa më parë grumbullimi i qumështit.

“Kërkesa jonë urgjente, të fillojë grumbullimi i qumështit qysh nga ky moment. Nuk kemi vende ku ta deponojmë, jemi të detyruar ta derdhim”, deklaroi Fidan Krasniqi, përfaqësues i Shoqatës së Qumështarëve.

Kërkesë tjetër e fermerëve ishte edhe rregullimi i tregut, duke shtuar se po dëmtohet prodhuesi vendor. Fermerët ka katër ditë që nuk kanë ku e çojnë qumështin pasi një prej kompanive më të mëdha grumbulluese ka ndërprerë punën si revoltë ndaj një inspektimi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Përfaqësuesi i kompanisë akuzoi institucionet qendrore për bllokim të publikimit të rezultateve të analizave, duke shtuar që kualiteti i qumështit është i lartë.

“Ju bëj thirrje sa më parë ministrit të bujqësisë, AUV-it, të dalin me rezultate, ato të cilat i kanë gjetë për prezencën e qumështit pluhur, që nuk ka qumësht pluhur, edhe këta e dinë që nuk ka qumësht pluhur”, shprehet Kushtrim Tigani, përfaqësues i kompanisë “Vita”.

Pas protestës, prodhuesit u pritën në takim nga Ministri i Bujqësisë, Armend Muja me të cilin arritën dakordimin që përkohësisht kompania e përpunimit të qumështit të rinis qysh sonte grumbullimin e qumështit që e merr nga fermerët, ndërkohë që obligohet AUV që sa më shpejtë të nxjerrë rezultatet nga inspektimi.

Më 2 korrik Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës zhvilloi një inspektim të jashtëzakonshëm në kompaninë për përpunimin e qumështit dhe ka konstatuar se ka përdorim të qumështit pluhur, vajit të palmës dhe lëndëve të tjera ndihmëse që nuk përputhen me legjislacionin në fuqi.

AUV tha se nuk ka marrë masa të ndërprerjes së veprimtarisë, megjithatë kompania ka ndërprerë mbledhjen e qumështit nga fermerët me arsyetimin se inspektimi nga autoritetet u bë me qëllim të dëmtimit të biznesit.

 

Marrë nga Kosovalive.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fier/ Tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë një bashkëmoshatare, policia nis hetimet
Artikulli tjetër Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.