KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta?
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta?

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2026 7:54 am
58 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të lartë në Ballkan?: “Padyshim që është Shqipëria, me një zgjerim prej 3.7%, duke lënë pas Kosovën (3.6%), Maqedoninë e Veriut (3.5%), Malin e Zi (2.7%), Bosnjë-Hercegovinën (2.4%) dhe Serbinë 2%”, përgjigjet pasqyra, duke ndriçuar.

“Pasqyrë moj pasqyrë, cili është vendi që i ka trefishuar të ardhurat për frymë që nga viti 2013, duke ecur më shpejt se mesatarja e Ballkanit Perëndimor?”. “Shqipëria, natyrisht”, përgjigjet pasqyra dhe shton edhe disa ndriçues.

“Pasqyrë, mos pasqyrë, atëherë si e shpjegon ti që Shqipëria, me gjithë këto arritje, ka çmimet e ushqimeve më të larta se mesatarja e BE-së, rritje shumë të ulët të të ardhurave për frymë sipas fuqisë blerëse, emigracion të lartë dhe një nga rëniet më të forta të popullsisë në Europë në tri dekadat e fundit?”

Pasqyra, – e cila është prezantuar pikërisht si një platformë që do të rrisë transparencën dhe do t’u japë qytetarëve një pamje të drejtpërdrejtë të çmimeve në treg, – pulit ekranin, kërkon disa sekonda për përditësim dhe përgjigjet:

“Unë jam krijuar nga qeveria për t’u treguar qytetarëve ku janë çmimet më të lira, jo për të shpjeguar pse janë kaq të shtrenjta. Por, po deshët një përgjigje të shpejtë, fajin e kanë importuesit, furnitorët dhe supermarketet. Me pak fjalë, kulakët e rinj të ekonomisë së tregut. Qeveria rriti ekonominë, ata shtrenjtuan çmimet”.

Meqë pasqyra nuk na dha përgjigje, po përpiqemi ta gjejmë vetë.

Rritja ekonomike e viteve të fundit është mbështetur fort te ndërtimi, konsumi, shpenzimet publike dhe taksat. Në vitin 2025, taksat neto dhe administrata publike sollën 77% të rritjes ekonomike. Rritja e pagave në administratë shtoi konsumin, të ardhurat nga tatimet e kontributet dhe presionin mbi bizneset private për të bërë të njëjtën gjë.

Por biznesi nuk i rriti pagat vetëm sepse e frymëzoi qeveria. I rriti sepse punonjësit po largoheshin.

Emigracioni krijoi mungesë të fuqisë punëtore dhe pagat u rritën pa u shoqëruar me të njëjtin përmirësim të produktivitetit. Për ndërmarrjet prodhuese kjo do të thotë kosto më të larta, konkurrueshmëri më të ulët dhe, në fund, çmime më të shtrenjta.

Këtu fillon të kriset pasqyra. Të ardhurat nominale për frymë mund të trefishohen edhe nga rritja e çmimeve, forcimi i lekut dhe zvogëlimi i numrit të banorëve mes të cilëve pjesëtohet ekonomia.

Ndërkohë, sipas fuqisë blerëse, të ardhurat mbeten rreth 48% e mesatares së BE-së, kurse çmimet e ushqimeve arritën në vitin 2025 në 102.9% të mesatares europiane. Pra, të ardhura shqiptare dhe çmime europiane.

Ndërsa ndërtimi ngrihet kat pas kati, industria përpunuese ka hyrë në cikël negativ prej të paktën nëntë tremujorësh radhazi, periudha më e gjatë e rënies apo stanjacionit pas viteve ’90. Nëse prodhimi vendas dhe eksportet vazhdojnë të dobësohen, vendi rrezikon të kthehet në atë që vetë industrialistët e kanë quajtur “një supermarket i madh”: importojmë gjithçka, shesim shërbime dhe apartamente, ndërsa konsumatorët me të ardhurat më të ulëta paguajnë çmimet më të larta.

As rënia e euros nuk po kalon e plotë te konsumatori. Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, çmimi mesatar për kilogram i importeve të ushqimeve, pijeve dhe duhanit ra me 6.5%, por çmimet e ushqimeve në treg u rritën.

Në çmimin përfundimtar përfshihen edhe transporti, magazinimi, humbjet, qiratë, trafiku sezonal, karburanti ndër më të shtrenjtët në Europë dhe TVSH-ja 20% për ushqimet, kur shumë vende europiane zbatojnë norma të reduktuara.

Mbi të gjitha, futet dobësia e prodhimit vendas dhe varësia nga importet. Mund të ketë marzhe të tepruara apo sjellje spekulative, por ato nuk vërtetohen me deklarata, duhen kontrolluar faturat, zinxhiri i furnizimit dhe niveli i konkurrencës.

Prandaj çmimet nuk ulen me urdhër, me lista publike apo me portale që krahasojnë etiketat. Ulen kur ekonomia prodhon më shumë, kur bujqësia dhe industria bëhen konkurruese, kur rritja e pagave mbështetet te produktiviteti, kur përmirësohet logjistika, kur taksat mbi produktet bazë rishikohen dhe kur institucionet godasin abuzimin e provuar, jo armikun e shpallur.

Pasqyra e Arkimedit, sipas legjendës, dogji flotën armike duke kthyer mbi të rrezet e diellit. Pasqyra e Ramës po tenton të djegë spekulimin me çmimet. Por, teksa pas saj qëndron një ekonomi që prodhon pak dhe importon shumë, rrezja rrezikon të djegë, si gjithmonë, mbi xhepin e konsumatorit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përshkallëzohen tensionet Izrael-Turqi
Artikulli tjetër Kosovë/ Kuvendi pritet të miratojë deklaratë për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.