KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punësimi në sektorin bankar arrin rekord
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Punësimi në sektorin bankar arrin rekord
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Punësimi në sektorin bankar arrin rekord

Përditësimi i fundit: 15 Maj, 2026 8:46 am
158 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit mars bankat tregtare në vend raportuan 7913 të punësuar. Numri i të punësuarve është rritur me 0.8% që nga fillimi i vitit dhe me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Punësimi në sektorin bankar po i drejtohet rritjes për të shtatin vit radhazi. Rritja e punësimit në vitet e fundit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi organik i sektorit, por pjesërisht edhe nga ndryshime strukturore. Efektin kryesor në rritjen vjetore të të punësuarve vlerësohet se e ka dhënë përthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank).

Ndërkohë, rritja e punësimit në tremujorin e parë të vitit është ndikuar kryesisht nga zgjerimi i stafit të Credins Bank, OTP Albania, Bankës së Bashkuar e Shqipërisë dhe, në përmasa më të vogla, edhe të disa bankave të tjera.

Përtej efektit të faktorëve kalimtarë, rritja e punësimit në sektorin bankar është një tendencë e vazhdueshme në vitet e fundit, e lidhur me një cikël të ri rritjes së sistemit. Në vitet pas pandemisë, sektori është karakterizuar nga një zgjerim i shpejtë i aktiveve, rritje me ritme të larta të kreditimit, përmirësim i prfitueshmërisë dhe konkurrencë në rritje mes bankave.

Megjithëse rritja e dixhitalizimit po sjell më pak nevojë për punonjës në funksion të shërbimeve bazike, kjo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve të lidhura me shërbimet që mbështeten te teknologjia, si edhe rritja e punësimit në pozicionet administrative, duke ndjekur edhe ciklin e rritjes së biznesit.

Rritja e punësimit, së bashku me presionet e tregut për rritjen e pagave, sollën edhe një rritje të mëtejshme të shpenzimeve për personelin edhe për tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave paralele të publikuara nga Banka e Shqipërisë, shpenzimet e bankave tregtare për personelin arritën në afërsisht 5.2 miliardë lekë, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, statistikat e INSTAT, tregojnë se sektori financiar ka pagën mesatare më të lartë në ekonomi. Në tremujorin IV 2025, paga mesatare bruto në këtë sektor arriti në më shumë se 173 mijë lekë në muaj, në rritje vjetore me 6.2%.

Numri i të punësuarve gjatë tremujorit të parë të këtij viti është rritur, pavarësisht uljes së numrit të degëve. Pas një rritje të ndjeshme vitin e kaluar, numri i degëve në tremujorin e parë të vitit pësoi rënie, i ndikuar kryesisht nga ristrukturimi i ndërmarrë nga Banka Amerikane e Investimeve, pas bashkimit me institucionin financiar jobankë NOA.

Në fund të tremujorit të parë, sektori bankar raportonte gjithsej 443 degë, nga 449 degë që kishte pasur në fund të vitit 2025. Megjithatë, numri i degëve të sektorit ngelet në rritje të dukshme vjetore, me 8.6% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Cilësia e punës/ Punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës
Artikulli tjetër Skandal në Kosovë! Zv.ministri i Financave dhunohet nga kryetari i Komunës së Skënderajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.