KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria pranon kufijtë e modelit ekonomik
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria pranon kufijtë e modelit ekonomik
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Qeveria pranon kufijtë e modelit ekonomik

Përditësimi i fundit: 5 Qershor, 2026 10:26 am
179 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare pranon se modeli ekonomik i ndjekur deri tani, i mbështetur kryesisht te konsumi, ndërtimi dhe sektorët me produktivitet relativisht të ulët, nuk është më i mjaftueshëm për të garantuar zhvillim afatgjatë dhe afrimin e vendit me ekonomitë e Bashkimit Europian.

Ky vlerësim përfshihet në Strategjinë Kombëtare të Industrisë 2026-2030, dokument që pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe që synon të ndryshojë drejtimin e zhvillimit ekonomik të vendit në vitet e ardhshme.

Sipas strategjisë, Shqipëria duhet të kalojë drejt një modeli të ri zhvillimi të bazuar te prodhimi, eksportet, inovacioni, teknologjia dhe industria me vlerë të shtuar më të lartë. Dokumenti thekson se ekonomia shqiptare po hyn në një fazë të re, ku modeli tradicional i rritjes nuk mund të sigurojë më konvergjencë afatgjatë me vendet e Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, industria konsiderohet si një nga mekanizmat kryesorë për të nxitur transformimin strukturor të ekonomisë, për të rritur produktivitetin, për të zgjeruar bazën eksportuese dhe për të krijuar vende pune me vlerë të shtuar më të lartë. Dokumenti nënvizon se Shqipëria ka avantazhe që mund të mbështesin këtë transformim, përfshirë pozicionin gjeografik pranë tregut europian, potencialin e sektorëve përpunues dhe interesin në rritje të investitorëve të huaj për rajonin.

Një nga elementët më të rëndësishëm të strategjisë është orientimi drejt industrisë përpunuese dhe integrimit në zinxhirët europianë të vlerës. Qeveria synon të largojë gradualisht ekonominë nga konkurrueshmëria e bazuar te kostot e ulëta dhe ta orientojë atë drejt konkurrueshmërisë së bazuar te cilësia, teknologjia dhe inovacioni.

Dokumenti evidenton gjithashtu se Shqipëria zotëron rezerva me rëndësi tregtare të kromit, nikelit dhe bakrit, të cilat janë pjesë e lëndëve të para kritike dhe strategjike për Bashkimin Europian. Përmes shfrytëzimit dhe përpunimit të këtyre burimeve, vendi synon të pozicionohet si pjesë e zinxhirit europian të furnizimit me lëndë të para dhe të përfitojë nga rikonfigurimi i zinxhirëve industrialë që po ndodh në Europë.

Strategjia parashikon gjithashtu rritjen e eksporteve industriale, digjitalizimin e proceseve të prodhimit, zhvillimin e parqeve industriale dhe teknologjike, forcimin e lidhjeve mes industrisë dhe kërkimit shkencor, si dhe krijimin e mekanizmave të rinj për financimin e industrisë dhe përthithjen e fondeve europiane.

Përmes kësaj qasjeje, qeveria synon që deri në vitin 2030 industria të ketë një rol më të madh në ekonomi, në eksporte dhe në krijimin e vendeve të punës, duke e zhvendosur gradualisht modelin ekonomik nga ndërtimi dhe konsumi drejt prodhimit dhe teknologjisë.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë

Tare kundër qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

Policët i ndalojnë ti bashkohen protestës te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

Pas një ore me sherr fizik dhe përplasje verbale, mbyllen punimet e Kuvendit

Plani izraelit për kibucët dhe 4 ligjet e Edi Ramës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Igli Tare i del për zot vilës së tij: E kam blerë me bankë
Artikulli tjetër Vetëm 71% e shqiptarëve kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po e trondit Tiranën, vala e protestave rinore kundër korrupsionit
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
Sa bamirës janë shqiptarët?
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
Punonjësit serbë në Kosovë nën presion për të votuar partinë e Vuçiçit
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Tetor, 2026
Dy vjet pas përmbytjeve masive, Vlora sërish nën ujë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.