KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria shqiptare mund të ndalojë investimet e huaja nga vendet jashtë BE-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria shqiptare mund të ndalojë investimet e huaja nga vendet jashtë BE-së
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionZhvillim

Qeveria shqiptare mund të ndalojë investimet e huaja nga vendet jashtë BE-së

Përditësimi i fundit: 8 Prill, 2026 9:42 am
170 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qeveria shqiptare mund të ndalojë investimet e huaja që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian, në një gamë të gjerë sektorësh të ekonomisë, të cilësuar si kritikë apo të ndjeshëm.

Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar një rregullore, e cila praktikisht i jep fuqinë ligjore qeverisë të hetojë dhe pastaj ndalojë investime të huaja, kur ato paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare.

Sipas rregullores, të gjitha këto investime do të shqyrtohen nga një komitet i posaçëm ndërministror, i cili do të ketë përfaqësues nga disa ministri dhe agjencitë e inteligjencës së vendit. Ky komitet do të ketë fuqinë të anulojë edhe kontrata private, përfshirë shitjen e aksioneve të kompanive shqiptare tek investitorë të huaj jashtë BE-së, kur ata gjykohen si të papërshtatshëm.

“Vendimi i KNHID-së, që përcakton pavlefshmërinë absolute/të pjesshme, përmban anulimin e marrëveshjes së blerjes së aksioneve ose të marrëveshjeve të tjera të lidhura me investimin, përcaktimin e një afati kohor për përmbushjen e kushteve ose masave zbutëse, përcaktimin e masave të nevojshme për korrigjimin ose eliminimin e pasojave të investimit të ndaluar ose të pavlefshëm,” thuhet në rregullore.

Por cilët janë sektorët, që konsiderohen si të ndjeshëm. Sipas rregullores, infrastruktura kritike e energjisë, teknologjisë së informacionit, transportit, shëndetësisë, ushqimit, bankat, media, mbrojtja, etj do të jetë pjesë e shqyrtimeve.

Kompanitë shqiptare të këtyre sektorëve që duan të shesin aksione tek kompani jashtë vendeve të BE-së duhet të kërkojnë më parë autorizim nga Komiteti Ndërministror. Nëse nuk e bëjnë këtë atëherë, komiteti fillon shqyrtimin e investimit nga zyra dhe merr vendim për ndalimin ose miratimin e tij.

Qeveria thotë se investimet ekzistuese nga kompanitë jashtë vendeve të BE-së nuk preken nga kjo rregullore, por mund të bëhen objekt shqyrtimi kur paraqesin rrezik real dhe të identifikueshëm për sigurinë ose rendin publik.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Manpower hyn në Shqipëri
Artikulli tjetër Delphos “kërkon” aeroportin e Vlorës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.