KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qiratë e papërballueshme po “përzënë” familjet e reja nga Tirana
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qiratë e papërballueshme po “përzënë” familjet e reja nga Tirana
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Qiratë e papërballueshme po “përzënë” familjet e reja nga Tirana

Përditësimi i fundit: 14 Gusht, 2026 5:51 pm
151 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për banim) në kryeqytet arriti 721 euro në muaj. Llogaritja e qirasë mesatare u mbështet mbi të dhënat për transaksionet e qirave të agjencisë imobilare CPM të vëna në dispozicion për Monitor.

Me këtë nivel të çmimit të qirasë, e llogaritur me pagën mesatare mujore bruto (sipas nivelit të publikuar nga INSTAT për 3-mujorin e parë 2026), një individ duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto për përballimin e kostos së strehimit.

Përfshirë shpenzimet e tjera, për produktet e shportës ushqimore, transport, energji etj, përballimi i qirasë për strehim po kthehet në mision të pamundur për shumë familje shqiptare të shtresës së mesme. Mospërballimi i kostos së qirasë po krijon një tendencë të re, sidomos të familjet e reja, që po zgjedhin si alternativë banimi qytetet afër kryeqytetit, teksa vijojnë të punojnë në Tiranë.

Monitor ka kontaktuar disa prej këtyre individëve, kryesisht anëtarë të familjeve të reja, që pohuan se kanë vendosur të largohen nga Tiranë, për shkak të çmimeve të larta të qirave. Tendenca konfirmohet edhe nga ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme.

Stela Dhami menaxhere ekzekutive e agjencisë ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme “Colliers International Albania” thotë se shumë familje të reja, po zgjedhin veçanërisht qytetin e Elbasanit, por edhe të Durrësit si alternativë banimi.

Dhami thotë se arsyeja kryesore e këtij zhvendosjeje është pamundësia për të përballuar qiratë gjithnjë e më të larta në Tiranë. Ajo thekson se fenomeni prek kryesisht familjet e shtresës së mesme, të cilat përballen jo vetëm me rritjen e qirasë, por edhe me kostot e shkollave, kopshteve, produkteve të shportës dhe shpenzimeve të tjera të jetesës.

“Tregu i qirave në Elbasan ofron ende apartamente me çmime dukshëm më të ulëta se në Tiranë, duke e bërë qytetin një zgjedhje tërheqëse për ata që punojnë në kryeqytet, por nuk arrijnë të përballojnë kostot e banimit. Çmimet e qirave në Elbasan mund të jenë rreth 30–40% më të ulëta se në Tiranë, ndërsa Durrësi, për shkak të turizmit dhe kërkesës së lartë ka çmime më të larta se Elbasani”, thotë Dhami.

Sipas ekspertes të tregut të pasurive të paluajtshme, kostoja e banimit është faktori kryesor që po ndryshon hartën e zgjedhjeve të banimit për një pjesë të qytetarëve që punojnë në kryeqytet.

“Mendoj se po të kishte transport publik të mjaftueshëm dhe me kosto normale do të kishte edhe më tepër individë që do të zgjidhnin të jetonin në këto qytete, sepse janë shumë afër Tiranës. Ky është një fenomen që ndodh në shumë metropole të botës. Për shkak të çmimeve të larta të qirave dhe mospërballueshmërisë së kostos së jetesës shumë individë jashtë jetojnë në rrethinat e afërta të kryeqytetit”, veçon ndër të tjera Dhami.

Por edhe pse udhëtimi i përditshëm drejt Tiranës dhe trafiku mbeten një tjetër sfidë, sipas ekspertes së tregut të pasurive të paluajtshme, shumë familje po e konsiderojnë këtë një kompromis të pranueshëm përballë kursimit që u sjell qiraja më e ulët.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dora e padukshme që lidh Artur Shehun me familjen e presidentit amerikan
Artikulli tjetër Shqipëria noton mbi ujërat e zeza

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.