KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Raporti: Turizmi mes propagandës dhe të vërtetës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Raporti: Turizmi mes propagandës dhe të vërtetës
AnalizeEkonomiFokusKryesore

Raporti: Turizmi mes propagandës dhe të vërtetës

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2024 6:33 pm
170 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sfidat e turizmit përballë asaj se çfarë na paraqet qeveria, luhatet mes propagandës dhe së vërtetës. Pavarësisht raportimeve nga institucionet se në vendin tonë ka ‘lumë’ turistësh, që eksplorojnë  Shqipërinë, raportet flasin për tjetër turizëm imagjinar të autoriteteve.

Turizmi mes propagandës dhe të vërtetës, një raporti i publikuar së fundmi nga Qëndresa Qytetare tregon, problematikat që has më së shumti turizmi në Shqipëri, me infrastrukturën e dobët rrugore, ndotjen e mjedisti, ‘monopolizimin’ e vetëm një vije të caktuar bregdetare dhe lënien në harresë të të tjerave, apo edhe të mungesës së fuqisë punëtore, sikurse edhe përllogaritja e turistëve tranzit si pjesë e numrit të turistëve që vendosin të vizitojnë Shqipërinë. Kjo sipas raportit rrit marzhin e gabimit, duke ulur kështu nivelin e besueshmërisë së të dhënave të publikuara nga ana e qeverisë.

‘Përpjestimi i zhdrejtë midis të dhënave të publikuara dhe projeksionit të parashikuar qeveritar dëshmon tendencat periodike të arenës politike për ”përdorjen” si mjet propagandues të çdo avantazhi të këtij sektori. Përllogaritja e turistëve tranzit si pjesë e numrit të turistëve që vendosin të vizitojnë Shqipërinë rrit marzhin e gabimit, duke ulur kështu nivelin e besueshmërisë së të dhënave të publikuara’, thuhet në raport.

‘Sektori i turizmit si mjet me ndikim të madh në opinionin publik brenda dhe jashtë vendit, duke e prezantuar Shqipërinë si një destinacion turistik tërheqës dhe duke theksuar zhvillimet pozitive në këtë sektor cdo ditë e më shumë, duket se po behet pjesë e përfitimve të mazhorancës qeveritare në vend. Nisur nga raportet zyrtare dhe komunikimet publike ka rritje të numrit të turistëve dhe vizitorëve, përmes të cilave qeveria synon të përhapë imazhin e një vendi të suksesshëm dhe të hapur për turizmin jo pak herë duke deziformuar publikun’, vijon ndër të tjera raporti.

Por sigurisht vendi ynë, ende nuk i ka përmbushur standartet për të përballuar fluksin në rritje të turistëve. Kjo shihet qartë në sfidat që Shqipëria aktualisht po përballet, përmirësimi i infrastrukturës.

‘Rrugët, aeroportet dhe akomodimet duhet të modernizohen dhe të zgjerohen për të përmbushur kërkesat e një numri në rritje të turistëve. Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar është një tjetër çështje e rëndësishme që kërkon vëmendje. Edukimi dhe trajnimi i stafit të shërbimeve turistike është thelbësor për të ofruar një përvojë të shkëlqyer për turistët. Përmirësimi i kushteve të punës dhe ofrimi i stimujve për punëtorët mund të ndihmojë jo vetëm në rritjen e nivelit të standardeve në këtë sektor. Transporti i brendshëm dhe ndërlidhja kufitare janë faktorë të tjerë kritikë për zhvillimin e turizmit. Lehtësimi i aksesit në destinacionet turistike përmes një sistemi transporti efikas dhe të besueshëm do të rrisë atraktivitetin e Shqipërisë si destinacion turistik’, thuhet në raport.

Një nga problematikat kryesore me të cilat përballet sektori i turizmit në Shqipëri është mungesa e korrelacionit midis numrit të turistëve dhe numrit të të punësuarve në këtë sektor. Ndërsa numri i turistëve po rritet ndjeshëm, numri i të punësuarve nuk po rritet në të njëjtën shkallë.

Raporti thotë se, ‘Mungesa e fuqisë punëtore është një problem i madh që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Punonjësit në sektorin e turizmit shpesh përballen me kushte të vështira pune dhe paga të ulëta, gjë që e bën të vështirë mbajtjen e stafit të kualifikuar. Për të përmirësuar situatën, është e nevojshme të investohet në trajnimin dhe zhvillimin e stafit, si dhe të përmirësohen kushtet e punës. Kjo do të ndihmojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në tërheqjen e më shumë turistëve’.

Ndryshimet legjislative lidhur me ligjin per turizmin, që preket në raport si problematikë, është edhe taksimi i shtëpive me qira në zonat turistike, në krahasim me hotelet dhe resortet. Në vetvete kjo politikë shkakton favorizim të investitorëve të mëdhenj dhe mosrespektim të kushteve të barabarta për të gjithë aktorët në tregun e turizmit.

‘Nëse këto stimuj janë të lartë ose janë të fokusuar vetëm në investitorët e mëdhenj, ato mund të shkaktojnë disbalanca në treg dhe të favorizojnë zhvillimin e qëndrueshëm të investitorëve të mëdhenj në dëm të bizneseve të vogla dhe familjare. Një qasje e balancuar do të kërkonte që stimujt të jenë të disponueshëm për të gjithë aktorët në treg, duke përfshirë dhe mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme që ofrojnë shërbime turistike’, citon raporti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nis hetimi zyrtar ndaj Shërbimit Sekret, pas atentatit kundër Trump
Artikulli tjetër Si agjenturat e huaja sabotuan turizmin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.