KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja deri 50% e pagesave për punëtorët ndikon në rritjen e kostos së vajit të ullirit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja deri 50% e pagesave për punëtorët ndikon në rritjen e kostos së vajit të ullirit
AnalizeEkonomiSociale

Rritja deri 50% e pagesave për punëtorët ndikon në rritjen e kostos së vajit të ullirit

Përditësimi i fundit: 7 Nëntor, 2024 9:49 am
140 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit ndonëse pohohet se sivjet deri tani rezulton se sasia ullinjve të prodhuar është më e lartë krahasuar me 2023, problem mbetet kostoja e rritur e prodhimit. Përgjysmimi i rendimentit të prodhimit të ullirit në raport me vjet dhe rritja e shpenzimeve për fuqinë punëtore, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar te shtimi i kostos prodhuese.

Me rritje kostosh nga pagesat e punëtorëve, po përballen si kultivuesit edhe përpunuesit e vajit të ullirit. Sipas kultivuesve në Berat, nëse vjet një vjelës i ullirit paguhej 1,500 maksimumi deri 2,000 lekë dita, sivjet pagesat maksimale kanë arritur nga 2,500 deri në 3,000 lekë dita. Rritja është deri në 34%.

Pagesa e punonjësve të ngarkim shkarkimit dhe stafit të repartit të përpunimit në fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj vitin e kaluar shkonte deri në 2,000 lekë dita. Sivjet pagesa për ta është rritur 50%, duke arritur në 3,000 lekë dita.

Por edhe pse pagesat për vjelësit janë rritur, fermerët kultivues të ullirit pohojnë se po hasin vështirësi në gjetjen e tyre për shkak të emigracionit. Tek disa mosgjetja e punonjësve dhe mospërballimi i shpenzimeve për pagesat e tyre po ndikon negativisht, me lënien e ullirit në pemë, të pavjelë. Faktori tjetër që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos është pakësimi i rendimentit prodhues.

Nga temperaturat e lartë gjatë muajve korrik-gusht me pasojë tkurrjen e frutit, ndërsa më tej moti i lagësht në fillim të vjeshtës solli bymimin e kokrrës së ullirit, kanë ndikuar negativisht te rendimenti i prodhimit.

Përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të vajit thonë se deri tani rezulton se rendimenti është ulur 50% krahasuar me vjet. Por nëse temperaturat e motit do të vijojnë të mbeten të larta, për ta kjo shihet si faktor negativ që do të ndikojë më tej te rendimenti, por edhe te rritja e çmimit.

Në 2022 sipas të dhënave të INSTAT në vend u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj. Kjo ishte sasia më e lartë e ullirit të prodhuar që nga viti 2018. Për 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj. Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%.

13% e prodhimit të ullinjve për 2023 ishte e përqendruar në Bashkinë e Lushnjës. E ndjekur nga Elbasani me 7%, në Mallakastër me 7%. Në Vlorë dhe Fier me përkatësisht 6% dhe 4% e prodhimit ishte në bashkinë e Beratit. Për shkak të copëzimit dhe fragmetizimit të mëdha të ullishtave, 57% e ullinjve të prodhuar është e shpërndarë parcelat në 40 bashki të tjera të Shqipërisë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alarmi i “Copernicus”: 2024 viti më i nxehtë
Artikulli tjetër Raportet Trump-Kosovë, çfarë pritet me marrjen e mandatit të ri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 6 Shtator, 2026
Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.