KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria e para në Europë, 160% fluturime komerciale më shumë, se para pandemisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria e para në Europë, 160% fluturime komerciale më shumë, se para pandemisë
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeTe Tjera

Shqipëria e para në Europë, 160% fluturime komerciale më shumë, se para pandemisë

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2025 2:05 pm
458 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë rritjen e interesit turistik dhe hyrjen e linjave të reja ajrore që operojnë në nivel europian. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, numri i fluturimeve komerciale që nga e njëjta periudhë para pandemisë e deri në maj të këtij viti është rritur me rreth 160%.

Në nivel rajonal, Shqipëria renditet e para për nga rritja e fluturimeve komerciale. Bosnje dhe Hercegovina mban vendin e dytë me një rritje prej 66.1%, duke u paraqitur gjithashtu me një performancë shumë të mirë. Serbia renditet e treta me një rritje prej 43.9%, ndërsa më pas vijnë Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, me rritje përkatësisht prej 25.3% dhe 14.4%.

Për muajin maj të këtij viti, Shqipëria vijon të mbajë vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të fluturimeve krahasuar me periudhën para pandemisë. Pas saj renditet Islanda me një rritje prej 124%, ndërkohë që Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Malta kompletojnë pesëshen e parë të vendeve me performancën më të mirë për këtë muaj.

Megjithatë, situata nuk është pozitive për të gjitha vendet e kontinentit. Disa shtete europiane kanë shënuar rënie të konsiderueshme në numrin e fluturimeve komerciale. Gjermania ka regjistruar një ulje prej 12.1%, ndërsa Finlanda, Sllovenia dhe Suedia raportojnë përqindje edhe më të mëdha të rënies, respektivisht -22.3%, -24.9% dhe -28.5%. Ndërkohë, Letonia mban vendin e fundit në renditje, me një rënie të ndjeshme prej 30.5%, duke u pozicionuar si vendi me performancën më të dobët në këtë drejtim.

Në tërësi, të dhënat tregojnë se Shqipëria jo vetëm ka tejkaluar nivelet e fluturimeve të para pandemisë, por ka kapërcyer shumë vende të zhvilluara të Europës, duke u pozicionuar si një nga destinacionet më të përparësuara për aviacionin civil dhe turizmin ndërkombëtar.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbi 170 milion dollarë taksa makinash të papaguara
Artikulli tjetër Bashkia Korçë zhduk kalldrëmet e Dardhës. I shtron me asfalt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.