KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria nuk prodhon më, ekonomia mbahet në këmbë nga shteti dhe taksat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria nuk prodhon më, ekonomia mbahet në këmbë nga shteti dhe taksat
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Shqipëria nuk prodhon më, ekonomia mbahet në këmbë nga shteti dhe taksat

Përditësimi i fundit: 29 Shtator, 2026 1:23 pm
67 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia u rrit me 3.61% në tremujorin e dytë 2026, sipas INSTAT, por sektorët që po ndikojnë këtë rritje janë të paktët dhe pa shumë lidhje me ekonominë reale.

Efektin kryesor vijon ta japë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,38 pikë përqindje. Kontributi i administratës publike në rritjen ekonomike lidhet kryesisht me rritjen e vlerës së shtuar të këtij sektori, ku rritja e pagave në administratë, arsim dhe shëndetësi ka ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e shpenzimeve të personelit, një komponent kryesor në llogaritjen e prodhimit të shërbimeve publike në PBB.

Krahas administratës, “taksat neto” janë kontribuuesi i dytë më i madh në rritje me 1.13 pikë përqindje. Të dy këto aktivitete janë të lidhura kryesisht me rritjen e pagave në administratën publike. Pesha e lartë e taksave neto në rritjen e PBB-së tregon se një pjesë e konsiderueshme e zgjerimit ekonomik ka ardhur nga rritja e të ardhurave fiskale mbi produktet, jo nga zgjerimi i drejtpërdrejtë i prodhimit në sektorët ekonomikë.

Administrata dhe taksat neto kanë kontribuar në gati 70% të rritjes në tremujorin e dytë 2026.

Në të kundërt sektorët e ekonomisë reale kanë ngecur. Ecurinë më të mirë e shënoi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,98 pikë përqindje, e ndikuar nga turizmi.

Ndërtimi, që ka qenë një kontribuues kryesor në rritjen ekonomike vitet e fundit është zbehur, me 0.15 pikë përqindje. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme kishin një kontribut më të lartë me 0.36 pikë përqindje.

Industria i është rikthyer rritjes pozitive, e ndikuar nga konjuktura më e favorshme në tregjet ndërkombëtare, me kontribut pozitiv prej 0.05 pikë përqindje pas shumë tremujorësh që ishte negative.

Bujqësia vijon të jetë në territor negativ, me kontribut -0.38 pikë përqindje.

Administrata publike me rritjen më të lartë, ndërtimi ngec në 1.37%

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, paraqitet si më poshtë:

“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 12,14 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me 7,20 %. Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 5,53 %, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënuan një rritje prej 3,53 %, “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi një rritje prej 2,58 %, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 1,37 % dhe grupi “Industri, Energji dhe Ujë” shënoi një rritje prej 0,47 %.

Grupi i aktiviteteve: “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” shënoi rënie me 2,29 %, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënuan rënie me 2,17 % dhe grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rënie prej 2.08 %.

Konsumi i popullatës u përshpejtua në tremujorin e dytë

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025, paraqiten si më poshtë:
* Konsumi final i popullatës, u rrit në terma realë me 4,55 %;
* Konsumi final i qeverisë u rrit me 4,15 %;
* Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 1,76 %;
* Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,78 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7,55 %.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aritmetika elektorale e reformës

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim

ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 milion euro të mirëmbajtjes, për të fshehur krimin

Kuvend/ Komisioni i Etikës përjashaton me 60 ditë 2 deputetë të PD-së

Dy amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Ekonomi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Katastrofë mjedisore në Lushnje/ Shkarkohet uji i rezervuarit në Kasharaj, tonelata me peshk në baltë
Artikulli tjetër Punonjësit e KLSH-së letër Begajt dhe Kuvendit: Mbikëqyrni institucionin!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Banorët e Orikumit dhe Dukatit kundër ndërtimeve që u rrezikojnë pronat…
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Tetor, 2026
Kongresi amerikan dënon socializmin – Një paralajmërim për Shqipërinë e Edi Ramës
Analize Kryesore Opinion Politike 12 Tetor, 2026
Tregu i pronave po ndryshon hartë/ Tirana humbet peshë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 12 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.