KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si po bie skema që nxori Pacollin nga Aeroporti i Vlorës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si po bie skema që nxori Pacollin nga Aeroporti i Vlorës?
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSocialeZhvillim

Si po bie skema që nxori Pacollin nga Aeroporti i Vlorës?

Përditësimi i fundit: 8 Tetor, 2026 7:41 am
51 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Arrestimi në Kosovë i Valon Llukës dhe vendimi i gjykatës së Apelit në Tiranë që rrëzoi një vendim të mëparshëm të gjykatës së Shkallës së Parë për aeroportin e Vlorës, janë dy ngjarje që shënojnë një pikë kthese për të vërtetën e këtij koncensioni.

Pas muajsh akuzash për mashtrime, procese gjyqësore të stisura dhe komplote me rusë, tani kanë filluar të bien njëra pas tjetrës disa nga shtyllat mbi të cilat u mbështet operacioni kundër kompanisë MABCO nga kontrolli i investimit.

Çfarë tregon arrestimi i Valon Llukës?

Kur Behgjet Pacolli doli në “Opinion” dhe tregoi se si një njeri të cilit i kishte besuar për 19 vjet ia kishte marrë firmën me dhelpëri mbi dokumentin që më pas u përdor për transferimin e 47% të kuotave të Aeroportit të Vlorës, versioni dukej pothuajse i pabesueshëm. Si mund t’i merreshin kaq lehtë një biznesmeni aksionet e një projekti me vlerë qindra milionë euro?

Pacolli këmbëngulte vazhdimisht në vetëm një emër. Ai quhej Valon Lluka.

“Unë kam nënshkruar për administratorin tim, i cili ka punuar për 19 vite me tonelata dokumentesh. Ai më ka thënë ‘nënshkruaje’ dhe unë s’e kam verifikuar, sepse i kam besuar atij”, deklaronte Pacolli, duke pretenduar se firma e tij ishte përdorur më pas kundër interesave të kompanisë së tij.

Sipas versionit të MABCO-s, nga ky moment që mori përsipër Valon Lluka, u vu në zbatim një plan për rrëmbimin e koncesionit të aeroportit të Vlorës. Një dokument i vitit 2023, për të cilin kompania pretendon se kishte tjetër qëllim, u përdor në aktin e prillit 2025 për transferimin e 47% të kuotave nga MABCO te 2A Group e Valon Ademit.  MABCO zbriste nga 98% në 51%, ndërsa 2A Group ngjitej nga 2% në 49%.

Biznesmeni Behgjet Pacolli thotë se asnjëherë nuk ishte paraqitur përpara noteres Valbona Selimi për të autorizuar një operacion të tillë, megjithatë tashmë operacioni kishte nisur me trukun e Valon Llukës dhe pas tij ishin segmentet më të korruptuara të shtetit shqiptar. Përballë MABCO-s, ishin ministra të qeverisë së Ramës, gjykatës që dhanë vendime absurde, policia dhe media dhe gazetarë të njohur. Arrestimi që ndodhi këtë të mërkurë në Prishtinë, nga policia e Kosovës e ndryshon krejtësisht historinë.

Emri i Llukës nuk doli vetëm në Vlorë.

Dokumentet e publikuara nga Lapsi.al treguan se Valon Lluka dhe ish-drejtuesi tjetër i Mabetex, Fitim Pajaziti, shfaqeshin edhe në negociatat me kompaninë arabe Presight për projektin që e pagoi më pas qeveria shqiptare, “Smart City”.

Prestigji dhe firmat e Mabetex Holding u përdorën fillimisht për hapjen e negociatave, ndërsa më pas në negociata u fut një kompani e krijuar nga Valon Lluka dhe Fitim Pajaziti. Një muaj më vonë u propozua që Mabetex të hiqej nga marrëveshja dhe të zëvendësohej nga kompania e këtyre të dyve. Nëse pyet sot në MABETEX, askush nuk ka dijeni për interesa në lidhje me projekte që kanë të bëjnë me kibernetikën, apo për Smart City.

Në të dyja projektet e mëdha shqiptare shfaqet e njëjta mënyrë që MABCO ka denoncuar: njerëz që kishin besimin dhe autoritetin e kompanisë që më pas shfaqen në operacione biznesi që, sipas Pacollit, zhvillohen kundër interesit të saj.

Valon Lluka është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. AI dyshohet për “Mashtrim”, “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, “Keqpërdorim të autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhje të kontratës së dëmshme”.

Konfirmohet kështu veprimtaria e njeriut, nga ku nisi komploti për t’ia marrë Pacollit koncensionin e aeroportit të Vlorës. Për shumë kohë, ishin të paktë ata që e besuan. Tani prangat në duart e Valon Llukës nuk mund të shpërfillen më.

Çfarë tregon vendimi i Apelit për aeroportin e Tiranës?

Gjykata e Apelit rrëzoi këtë të mërkurë masën e sigurimit të vendosur më 5 qershor 2026 nga gjyqtarja e Shkallës së Parë, Miranda Naka.

Kjo gjykatëse, me vendimin që mori në 5 qershor përmbysi në mënyrë absurde një vendim të dhënë 10 ditë para nga Gjykata e Lartë e cila i kishte hapur rrugë punimeve në kantierin e Vlorës.

Ndryshe nga gjykata e Lartë, Miranda Nake urdhëroi ruajtjen e “status quo”-së juridike të Vlora International Airport, ndaloi mbledhjen e Asamblesë së Ortakëve, ndaloi shkarkimin e administratorit Vegim Hoxha dhe emërimin e një administratori të ri. Me fjalë të tjera, MABCO mund të pretendonte se zotëronte shumicën dërrmuese të kapitalit, por praktikisht nuk mund të ushtronte kontrollin që buronte prej saj.

Mbi financimin e siguruar nga MABCO përfunduan duke u ngritur akuza se VIA po ekspozohej ndaj një huaje të rrezikshme, madje në debatin publik u hodhën edhe dyshime për interesa ruse.

MABCO e kundërshtoi këtë version dhe publikoi dokumente sipas të cilave marrëveshja financiare angazhonte MABCO-n dhe jo VIA-n si huamarrëse apo garantuese. Tashmë, bllokimi i MABCO-s për aeroportin e Vlorës ka marrë fund, por çështja ka shkuar në arbitrazh.

Koha nuk mund të kthehet pas, por ngjarjet e ditës së sotme tregojnë se si u përdorën vartësit e Pacollit për t’ia vjedhur aksionet e aeroportit të Vlorës, si u mbajt larg MABCO kur aeroporti duhej të përfundonte, si ndikuan gjykatat që aeroporti të zvarritje dhe përse çështja përfundoi në arbitrazh ndërkombëtar.

Biznesmeni Behgjet Pacolli u shpreh sot se “maskat po bien”, megjithatë drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Por pas arrestimit të ish-njeriut të tij të besuar dhe pas rrëzimit të një tjetër vendimi që bllokoi MABCO-n, historia e Aeroportit të Vlorës duket gjithnjë e më shumë si një komplot kundër kompanisë zviceriane, që rrezikon të përfundojë me një faturë të kripur për taksapaguesit shqiptarë.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyrtarja e Ministrisë së Infrastrukturës, dëshmitare e SPAK-ut: “Balluku dhe të fortët më kërcënuan”
Artikulli tjetër Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.