KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK-u dhe kursi i këmbimit përzënë paratë jashtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > SPAK-u dhe kursi i këmbimit përzënë paratë jashtë
AnalizeEkonomiKryesoreOpinion

SPAK-u dhe kursi i këmbimit përzënë paratë jashtë

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2024 10:47 am
130 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Klodian Tomorri

 

Ekonomia shqiptare po përballet me një fenomen të ri; atë të fluturimit të kapitalit jashtë. Investimet e kompanive shqiptare jashtë vendit kanë regjistruar një rritje të pazakontë në tre vitet e fundit duke kërcyer me 5 herë nga mesatarja normale.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se deri në vitin 2021, kompanitë shqiptare investonin mesatarisht 40 deri në 50 milionë euro në vit jashtë vendit. Këto investime ishin kryesisht të grupeve të mëdha bankare apo shoqërive të sigurimit, të cilat kishin aktivitete në vende të rajonit, kryesisht Kosovë. Por në vitin 2022, shifra kërceu në mënyrë të papritur.

Sipas BSH, në 2022-shin kompanitë shqiptare investuan 182 milionë euro jashtë Shqipërisë. Shifra u rrit më tej në vitin 2023, duke kërcyer në 242 milionë euro, ndërsa në 9 muajt e parë të këtij viti investimet e bizneseve shqiptare jashtë shtetit ishin 192.5 milionë euro.

Pesëfishimi i papritur i investimeve dalëse nga kompanitë shqiptare mund të jetë i lidhur me disa faktorë. Së pari, kursi i këmbimit.

Forcimi i lekut ndaj euros dhe dollarit ka goditur rëndë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare duke e bërë atë më pak fitimprurëse në raport me vendet që përdorin këto monedha. Paralelisht vendi ka humbur edhe avantazhet në kosto si pasojë e shtrëngimit të tregut të punës.

Emigrimi masiv i forcës së punës është reflektuar me rritjen e shpejtë të rrogave në të gjithë spektrin e tregut, ndërkohë që bizneset ankohen gjithmonë e më shumë për mungesën e fuqisë punëtore.

Të gjitha këto zhvillime duket se e kanë ngushtuar diferencialin e kthimit nga kapitali mes Shqipërisë si një ekonomi në zhvillim dhe vendeve të zhvilluara. Përgjithësisht vendet në zhvillim kanë një normë më të lartë kthimi nga kapitali, çka i bën më joshëse për investitorët. Por kur diferenciali ngushtohet, atëherë kapitali lëviz drejt vendeve më të sigurta.

Po kështu, disa grupe biznesi janë bërë shumë të mëdhenj dhe tashmë u rri ngushtë Shqipëria. Kastrati dhe Balfin, dy konglomeratet më të mëdha në vend janë duke ndërmarrë investime të rëndësishme jashtë vendit. Vitin e kaluar, Shefqet Kastrati investoi 55 milionë dollarë për blerjen e një hoteli në Miami nga familja mbretërore e Katarit.

Ndërsa Balfin është duke investuar në sektorin e pasurive të paluajtshme në SHBA, Austri, por edhe vende të tjera të rajonit.

Megjithatë përtej faktorëve ekonomike kjo rritje drastike e investimeve të kompanive shqiptare jashtë mund të jetë e lidhur edhe me zhvillimet në rrafshin e drejtësisë. Një sërë hetimesh të Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë në rrjetë disa nga bizneset më të mëdha të vendit, për marrëdhënie korruptive me zyrtarë.

Me sa duket, një pjesë e tyre, por edhe të tjerë që mund të jenë kontigjent i SPAK kanë filluar të lëvizin paratë e tyre jashtë.

Përgjithësisht investimet direkte jashtë tregojnë fuqizim të biznesit vendas. Por kjo nuk është pa kosto. Disa prej destinacioneve ku shkojnë këto para, kanë rregulla të forta për nxjerrjen e kapitalit përmes ta ashtuquajturave taksa e daljes. Ndaj një pjesë e këtyre parave, pavarëisht se zotërohen nga grupe shqiptare vështirë se kthehen më mbrapsht në Shqipëri.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Holta Zaçaj thërret Mbledhjen e Gjyqtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit
Artikulli tjetër 18 vjeçari indian, bëhet kampioni më i ri i botës në shah

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.