KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tirana në prag të një tjetër bumi ndërtimesh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tirana në prag të një tjetër bumi ndërtimesh
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

Tirana në prag të një tjetër bumi ndërtimesh

Përditësimi i fundit: 13 Gusht, 2026 8:09 pm
118 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tirana pritet të përjetojë një tjetër valë ndërtimesh, edhe më të madhe se ajo e viteve të fundit. Të dhënat e publikuara nga qeveria tregojnë se, përtej perceptimit se kryeqyteti është mbushur me kulla dhe pallate, lejet për projekte të reja janë përshpejtuar ndjeshëm.

Duke lexuar treguesit e Ministrisë së Financave, Monitor raporton se paratë që po derdhen në arkat e shtetit nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, kanë arritur nivele rekord, duke lënë të kuptohet se në vitet e ardhshme panorama urbane e Tiranës do të ndryshojë edhe më shumë.

Shifrat për Tiranën

Sipas Monitor, plot 12.5 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë mbledhur vetëm nga Bashkia Tiranë në vetëm 6 muajt e parë të këtij viti.

Kjo shumë është pothuajse sa të gjitha të ardhurat që Bashkia Tiranë arkëtoi nga kjo taksë gjatë gjithë vitit 2025. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, të ardhurat janë rritur me 362%, ose afro pesë herë më shumë.

Në Tiranë, taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet në masën 8% të çmimit referues të shitjes për metër katror. Këto çmime nuk kanë ndryshuar që prej korrikut 2023, kur u miratua VKM nr. 457. Kjo do të thotë se rritja rekord e të ardhurave nuk vjen nga ndryshimi i formulës së taksimit, por nga fakti se është miratuar një volum shumë më i madh ndërtimesh.

Bazuar në këtë formulë, vlera e ndërtimeve që korrespondojnë me taksën e mbledhur në Tiranë arrin në rreth 156 miliardë lekë, ose afërsisht 1.6 miliardë euro, vetëm në gjysmën e parë të vitit.

Valë e re betoni edhe në bregdet

Fenomeni nuk kufizohet vetëm në kryeqytet. Edhe bregdeti, veçanërisht jugu, po hyn në një cikël të ri ndërtimesh.

Rekordin e mban Himara, ku të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë arritën në 1.2 miliardë lekë, ose 301% më shumë se një vit më parë.

Pas saj renditet Durrësi, me 841 milionë lekë të arkëtuara dhe një rritje prej 58%.

Edhe Saranda po njeh një shpërthim të ri ndërtimesh, me 478 milionë lekë të mbledhura nga kjo taksë, gati shtatë herë më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025.

Ndërsa edhe Golemi, pavarësisht densitetit të lartë ekzistues të ndërtimeve, vijon të zgjerohet, me të ardhurat nga kjo taksë që janë rritur me 37%.

Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë arkëtuar 18.3 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në të gjithë vendin. Shifra është pothuajse e barabartë me të gjithë të ardhurat e mbledhura gjatë vitit 2024 (18.6 miliardë lekë) dhe madje 15% më e lartë se arkëtimet e të gjithë vitit 2025.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjerimi i BE-së ndodhet përballë provës më të madhe politike
Artikulli tjetër PS në Maliq kundër shkrirjes së bashkisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen
Bota Fokus Koment Politike Zhvillim 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.