KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në
AnalizeEkonomiKomentKryesoreSocialeZhvillim

Vetëm 15% e bizneseve shqiptare gati për BE-në

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 9:44 am
39 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa qeveria po përgatitet të nisë fazën tjetër të negociatave me Bashkimin Europian pas kalimit të IBAR-it, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përgatitjes reale të ekonomisë shqiptare dhe sidomos të bizneseve për standardet europiane.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se procesi i integrimit nuk mund të reduktohet në miratim ligjesh në letër, ndërkohë që bizneset shqiptare mbeten të papërgatitura për kostot dhe standardet që kërkon tregu europian.

Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve, kryesisht ato prodhuese, janë gati për procesin e integrimit, ndërsa shumica dërrmuese nuk përballojnë dot kostot e përafrimit me standardet e BE-së.

“Integrimi duhet të kishte qenë prej kohësh kryefjalë edhe për biznesin. Duhej bërë analizë e kostove dhe përfitimeve, konsultime reale me sipërmarrjen dhe përgatitje konkrete për mënyrën se si legjislacioni europian do të ndikojë ekonominë shqiptare,” shprehet Tabaku.

Deputetja demokrate ngre pyetje mbi aftësinë e bizneseve për të përballuar investimet e reja, teknologjinë dhe mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, duke paralajmëruar se barra e reformave po u transferohet qytetarëve dhe sipërmarrjes, ndërkohë që qeveria është fokusuar më shumë tek propaganda sesa tek përgatitja reale e vendit.

Ajo lidh procesin e integrimit edhe me problemet ekonomike dhe sociale të vendit, nga pagat dhe pensionet tek boshllëqet sociale, duke theksuar se Shqipëria vazhdon të mbetet ndër vendet më problematike në rajon për standardin e jetesës.

“Integrimi nuk është vetëm hapje kapitujsh apo miratim ligjesh. Është ndërtim standardesh dhe institucionesh funksionale në praktikë,” deklaron Tabaku.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit
Artikulli tjetër Shqiptarët ‘mjeshtër’ të ryshfetit, renditen të dytët në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë
Analize Bota Fokus Opinion Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni
Analize Finance Kryesore Rajoni Sociale 25 Maj, 2026
SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.