KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Agjencia e Pronave të Sekuestruara “i dhuron” 2 mijë ton naftë kontrabandë “Gega Oil”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Agjencia e Pronave të Sekuestruara “i dhuron” 2 mijë ton naftë kontrabandë “Gega Oil”
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesore

Agjencia e Pronave të Sekuestruara “i dhuron” 2 mijë ton naftë kontrabandë “Gega Oil”

Përditësimi i fundit: 2 Prill, 2026 12:47 pm
152 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në kulmin e krizës së karburantit, kur qytetarët paguajnë 215 lekë litrin e naftës, shteti shqiptar të befason me “zemërgjerësinë” e tij.

Nëse shfleton buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik në faqen 692, datë 24 mars 2026, sheh se si janë shitur 1966.01 ton “Marinë Gasoil 1000 PPM”, pasuri e sekuestruar, për rreth 50 milionë lekë pa TVSH.

Si është e mundur?

Në Shqipëri gjithçka është e mundur.

Në mes të kontratave të tjera burokratike, të “verbojnë” me transparencën e tyre këto të dhëna:

1966.01 ton Marinë Gasoil 1000 PPM – pasuri e sekuestruar “në cilësinë e provës materiale”, e depozituar te GEGA OIL në Porto Romano.

Ankandi “procedurë e hapur”, vlera fillestare 49.871.539,75 lekë pa TVSH.

Fituesi? GEGA OIL GROUP SHA, që e merr me 50.877.600 lekë pa TVSH.

Data e kontratës: 9 mars 2026.

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Kulla Dwntown One, kati 8. Nipti: K76911001E.

Transparencë e plotë. Çdo gjë ligjore.

Kemi një pasuri të sekuestruar — që teorikisht i përket shtetit, pra qytetarëve — e cila shitet në ankand. Një histori suksesi institucional: shteti rikuperon vlera nga krimi. I lumtë shtetit!

Por ç’thonë llogaritë?

1966 ton gasoil, me densitet tipik 0,85 kg/litër, bëjnë rreth 2.313.000 litra.

Çmimi që paguan fituesi “Gega” në ankand është rreth 22 lekë për litër.

Pak ditë më pas, Bordi i Transparencës e ngriti çmimin e naftës në 214-218 lekë për litër.

Konsideruar që mbi gjysmën e këtij çmimi janë taksa, shteti ynë ia “shqep” xhepin qytetarëve të vet, me dyfishin e çmimit të rajonit për të njëjtën naftë.

Por çfarë bën kur i sekuestron kontrabandistëve një sasi të madhe nafte?

E shet me vlerë 10 herë më lirë te “oligarkia”. Dhe ky quhet “menaxhim i pasurive të sekuestruara”.

Çfarë është oligarkia?

Kompania Gega Oil, gasoilin (naftën) e “provës materiale”, pasi e përzien në rezervuarët e saj, e shet në ato 90+ stacionet që ka nëpër Shqipëri dhe Kosovë, dhe e faturon me çmimin e plotë të tregut. Miliona euro fitime dalin me shitjen e pasurisë së sekuestruar.

“Gega” nuk është një kompani çfarëdo. Por është lideri absolut i importit dhe tregtimit të karburanteve, një nga pesë kompanitë më të mëdha në vend, me histori të gjatë suksesi e “ledhatuar” me ndonjë gjobë të vogël nga Autoriteti i Konkurrencës.

Ndërkohë që, qytetari i zakonshëm në Shqipëri, po përjeton “krizën e naftës” të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Ministria e Financave ankohet se po ikin miliona euro në ditë sepse shqiptarët po blejnë naftë në Maqedoni të Veriut, Kosovë apo Mal të Zi, askush nuk e vuri re dhuratën 50-milionëshe dhënë me ankand “oligarkut” nga shteti. Dhe nuk kemi të bëjmë thjesht me një ankand, por një metaforë perfekte të Shqipërisë së vitit 2026.

Shteti “lufton” kontrabandën duke sekuestruar karburant, herë pas here bëhen edhe foto me policë dhe dogana, për buletin.

Pastaj ia jep në ankand pikërisht atyre që kontrollojnë tregun, sepse askush tjetër nuk ka para dhe lidhje për të marrë pjesë në një ankand të tillë.

Në fund shteti nxjerr taksa mbi çmimin final, duke mbushur buxhetin me paratë e qytetarëve, ndërsa “oligarkët” blejnë inpute me çmim qesharak.

Çmimet e karburanteve u rritën 15-20% vetëm në mars 2026. Transporti u shtrenjtua, ushqimet e importit u shtrenjtuan, inflacioni po “gërryen” pagat, por procedura e “oligarkisë” për të furnizuar flotat, industrinë dhe stacionet – funksionon si orë zvicerane.

Tregu i karburanteve si “ruletë” që rrotullohet mes të njëjtëve aktorë

Kur një sasi kaq e madhe karburanti përfundon brenda së njëjtës strukturë tregu që dominon çmimet, atëherë ankandi nuk është më instrument ekonomik — është thjesht procedurë administrative me fitues të përcaktuar. “Ruleta” e tregut është e manipuluar.

Kush humbet?

Qytetari i thjeshtë është humbësi dhe njëkohësisht sponsori i heshtur. Ai paguan më shumë për karburantin. Ai financon indirekt shtetin që sekuestron pasuritë. Ai paguan sërish për ta blerë shtrenjtë në pompë, atë që shteti e shiti lirë në “ankand”. Një model perfekt riciklimi financiar, ku njerëzit e thjeshtë nuk kuptojnë dhe dëgjojnë vetëm justifikime të përbëra si “janë kushte tregu ndërkombëtar”, “janë kosto logjistike” ose “janë standarde cilësie”.

Por kur çdo rrugë përfundon tek të njëjtët operatorë, edhe justifikimet e argumentuara duken si pjesë e së njëjtës skemë. Sepse problemi nuk është ankandi. Problemi është që ankandi në Shqipëri nuk ndryshon asgjë.

Në një vend ku as karburanti i sekuestruar, i shitur në ankand, nuk arrin të ulë çmimin e tij, ndoshta nuk kemi më nevojë për analiza ekonomike, por thjesht t’i bindemi vullnetit të atyre që e blejnë atë në shtet me 22 lekë dhe e shesin në qytet me 215 litrin e tij.

Kjo është ekonomia transparente që lidh “oligarkinë” e ankandit me qytetarin e “pompës” në vendin e quajtur Shqipëri.

Në debatin publik qeveri-qytetar, nuk pranohet përkufizimi i oligarkut nga të parët. Pretendohet se nuk ekzistojnë.

Po çfarë është një oligark?

“Një oligark është anëtar i një elite të vogël, të pasur dhe të fuqishme që ushtron kontroll mbi një shtet, industri ose ekonomi, shpesh duke përdorur ndikimin e tij për përfitime personale.”

A gjen “banor” ky përkufizim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik – faqja 692?

Përgjigjen e saktë duhet ta japë qytetari shqiptar kur të shohë çmimin mbi pompën e karburantit dhe emrin e shitësit në hyrje të stacionit.

 

Marrë nga Kontrast.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbardhet vendimi që kthen Vilën e Zogut në kompleks pallatesh
Artikulli tjetër Rekordi i parё i ministres “hije” tё Infrastrukturёs dhe Energjisё: 5 urdhra delegimi brenda ditës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.