KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinion

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Përditësimi i fundit: 29 Prill, 2026 10:02 am
29 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Arrestimi i Ervin Matës në Ilhabela, në bregdetin e São Paulo, shënoi fundin e një arratisjeje që prej muajsh ishte ndjekur në heshtje nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Në momentin kur forcat e policisë iu afruan në një zonë tregtare të ishullit, 39-vjeçari u përpoq të ruante qetësinë. Ai paraqiti dokumente identifikimi të Paraguait, ku figurohej me një identitet të rremë dhe vendlindje në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një afat vlefshmërie deri në vitin 2030.

Por verifikimet zbuluan se bëhej fjalë për dokumente të falsifikuara. Në posedim të tij u gjetën edhe një kartë identiteti dhe një pasaportë bullgare të skaduara, të dyshuara gjithashtu si të falsifikuara.

Sipas policisë braziliane, Mata u përpoq të shmangte identifikimin gjatë arrestimit, por u njoh nga oficerët falë informacionit të mëparshëm operacional.

Ai nuk bëri rezistencë dhe u shoqërua menjëherë drejt autoriteteve federale, ku mbetet në pritje të procedurave të ekstradimit.

Arrestimi i Ervin Matës në Ilhabela u konfirmua si një nga zhvillimet më të rëndësishme të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, operacioni u finalizua “si rezultat i partneritetit të ngushtë me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare”, ndërsa theksohet se arrestimi erdhi pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Brasilia. Në deklaratë thuhet gjithashtu se “ai fshihej në Brazil duke përdorur dokumente identifikimi angleze të falsifikuara”, ndërsa gjatë kontrollit u sekuestruan edhe pajisje elektronike dhe dokumente të tjera që dyshohet se shërbenin për jetën e tij nën identitete të rreme.

Sipas hetimeve, Mata dyshohet se “ka koordinuar pjesëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë, për trafikimin e 240 kilogramëve kokainë”. Po ashtu, ai akuzohet për “trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.

Emri i Ervin Mata u përmend për herë të parë te drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në gusht të vitit 2021. Një dokument i klasifikuar u depozitua në zyrën e atëhershme të Drejtorit Ardi Veliu, duke hedhur dritë mbi lëvizjet e një prej emrave më të kërkuar të botës së krimit në Shqipëri.

Talo Çela, një prej personave më të rrezikshëm në kërkim për vrasje, ishte parë duke qëndruar në ambientet e hotelit “Victoria” në Tiranë, një biznes i regjistruar në emër të babait të Ervin Matës.

Emri i Matës në këtë dokument nuk përmendej rastësisht. Ai shfaqej në sfondin e një përplasjeje të madhe që kishte ndodhur vetëm disa vite më herët në zonën e ish-Bllokut, ku u vra një person dhe u plagos vetë Mata, pas një konflikti me Ervis Martinaj, ngjarje që për shumëkënd zbuloi për herë të parë lidhjet e Matës me rrjetet kriminale.

“Talo Çela ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë çfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje te objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eliminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij” – thuhet në dokumentin e disponuar nga “shteg.org”.

Por, ndryshe nga ajo që mund të pritej, dokumenti nuk çoi në veprime konkrete. Dosja mbeti në sirtarët e institucioneve dhe emri i Matës u zhduk nga vëmendja deri në vitin 2024, kur ai u shpall në kërkim nga SPAK me akuzën e përfshirjes në organizatë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Hetimet kishin nisur më herët, në vitin 2021, kur autoritetet gjermane iu drejtuan zyrtarisht SPAK për të ndarë informacione mbi një sasi prej 244 kg kokainë të sekuestruar në Aeroportin e Frankfurtit, më 29 shtator 2020.

Ngarkesa vinte nga Brazili dhe kishte lidhje me shtetas shqiptarë që komunikonin përmes aplikacioneve të koduara si SkyECC dhe ANOM. Në qendër të komunikimeve, sipas dosjes hetimore të SPAK, rezultonte “Boli”, nofka e përdorur nga Ervin Mata.

Ai jepte urdhra të drejtpërdrejtë për transfertat ndërkombëtare dhe menaxhonte shpërndarjen e drogës në tregjet evropiane.

“Vëlla, m’u kapën 244 copë… do lexosh në gazetë nesër”, – citohen komunikimet në dosje. Ndërsa në një mesazh tjetër dyshohet se Mata ka urdhëruar edhe shpërndarjen e parave: “Ai i Frankfurtit mos i japë njeri lekë pa thënë unë.”

Sipas SPAK, paratë që rridhnin nga ky aktivitet, të vlerësuara në mbi 8.5 milionë euro, u kanalizuan përmes lidhjeve të Matës në Holandë dhe Shqipëri. Në një komunikim tjetër të përgjuar ai thoshte: “Veç në Shqipëri i du lekët unë, t’i kaloj 1 milion në Holandë po të duash.”

Po nga dosja, që përfshin të paktën tre episode të trafikut të kokainës (Ekuador–Holandë, Brazil–Gjermani), del në pah bashkëpunimi i Matës me figura të njohura të botës së krimit si Ergys Dashi dhe Suel Çela.

Sasia totale e drogës që lidhet me këtë grup, sipas hetimeve, shkon përtej 700 kg kokainë.

Pikërisht për këto ngjarje SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 78/2 të vitit 2024 për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve”, “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “grup i strukturuar kriminal”, si edhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Artikulli tjetër Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë
Analize Fokus Kulture Sociale Zhvillim 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.