KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bllokimi i rrugës dje në Tiranë, nën hetim 30 protestues e 4 deputetë të PD-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bllokimi i rrugës dje në Tiranë, nën hetim 30 protestues e 4 deputetë të PD-së
AktualeFokus

Bllokimi i rrugës dje në Tiranë, nën hetim 30 protestues e 4 deputetë të PD-së

Përditësimi i fundit: 30 Tetor, 2024 10:06 am
127 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Pas protestës së djeshme të opozitës Policia e Tiranës mësohet se ka vënë nën hetim 30 protestues dhe 4 deputetë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për bllokimin e rrugës, pasditen e së martës te mbikalimi i Kamzës.

Konkretisht bëhet me dije se deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani. Veç bllokimit të rrugës ata akuzohen edhe për kundërshtim të forcave të rendit ndërsa disa nga protestuesit për djegien e gomave.

Opozita protestoi këtë të martë në gjashtë akse kryesore të vendit “aktin e revoltës së mosbindjes civile”, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Protestuesit përsëritën kërkesat për formimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe lirimin e liderëve të opozitës në Shqipëri. Protesta u shoqërua me djegie të gomave dhe disa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Deputetët e opozitës shqiptare ndaluan makinat e tyre në mbikalimin e Kamzës, në hyrje të Tiranës, duke njoftuar zyrtarisht nisjen e protestës, prej orës 17:00 të së martës. E njëjta skenë u përsërit edhe në pesë rrethrrotullime të tjera të vendit, në Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë, Levan dhe Milot, duke sjellë bllokimin e qarkullimit rrugor.

Vetëm autoambulancat u lejuan që të kalonin. Me qindra simpatizantë të djathtë iu bashkuan deputetëve në mosbindjen civile të nisur prej 7 tetorit, duke artikuluar për rreth tri orë kërkesën për krijimin e një kabineti teknik, që do ta udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Po ashtu ata përsëriten thirrjet për lirimin e lidershipit të opozitës, kryetarin e Partisë Demokrate, Sali Berisha, dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ky i fundit i arrestuar nga SPAK gjatë javës së kaluar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?

Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Java e 11-të e Superiores, e ndarë në dy ditë, luhet të mërkurën dhe të enjten
Artikulli tjetër Drejt mbylljes së fushatëse, Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Greqia me paketë të re ekonomike
Analize Finance Rajoni Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.