KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dhoma Kombëtare e Avokatisë i heq licencën Idajet Beqirit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dhoma Kombëtare e Avokatisë i heq licencën Idajet Beqirit
AktualeFokus

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i heq licencën Idajet Beqirit

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2024 12:05 pm
145 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr licencën Idajet Beqirit si avokat mashtrues dhe se ka gënjyer qytetarët.

Në vendimin e datës 20/11/2024 Komitetit Disiplinor pas pranë DHASH mori kërkesën për procedim disiplinor ndaj Idajet Beqirit.

Ankimuesi F.K i është drejtuar Komitetit Disiplinor te DHASH për shkelje të avokatit Idajet Beqiri në ushtrim të profesionit të avokatit, lidhur me një çështje civile për shembjen e një ndërtese pa leje në posedim të tij.

Pasi i ka shpjeguar çështjen, avokati ka marë përsipër përfaqësimin duke i premtuar se do ta mbyllte çështjen duke kërkuar në gjykatë nëpërmjet një padie pezullimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor.

Ankimuesi pretendon se avokati i ka kërkuar 200’000 (Dyqindmijë) lekë, të cilat ankuesi pretendon se ja ka paguar në formë Cash, në mirëbesim dhe pa dokument financiar.

Pas disa ditësh ekzekutimi i vendimit gjyqësor u krye nga ana e përmbaruesit gjyqësor privat dhe në këto kushte ankuesi i kërkoi takim avokatit për të ardhur në dijeni të rrethanave në të cilat vendimi u ekzekutua dhe se sipas tij, realiteti tregoi se avokati nuk e kishte realizuar premtimin për të cilin kishin rënë dakord.

Nga ana e avokatit nuk pati asnjë reagim dhe jo vetëm nuk bëri asnjë tentativë për ta takuar, por ndërpreu çdo komunikim me klientin ankues, madje duke u fshehur edhe kur ky i fundit paraqitej në zyrën e tij për ta takuar dhe kërkuar shpjegime.

Në këto kushte, kur nuk kishte më asnjë mundësi dhe shpresë komunikimi me avokatin, ankuesi ju drejtua prokurorisë me kallzim penal ndaj avokatit për veprën penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i K.Penal. Në fund të hetimit penal, në datën 28.12.2023, prokuroria i komunikoi ankuesit vendimin për mosfillim të procedimit penal.

Thuhet ndër të tjera në vendimin e DHASH:

Ankimuesi pretendon se:

1. Avokati nuk ka respektuar marrëveshjen (gojore) dhe nuk ka treguar transparencë për të dhënë sqarime lidhur me situatën juridike në të cilën u zhvilluan ngjarjet, si dhe të spiegonte aktivitetin e avokatit deri në momentin e ekzekutimit të vendimit dhe arsyet pse nuk u bë e mundur ndalimi i ekzekutimit të vendimit. Kush ishte veprimtaria e avokatit të realizuar në funksion të shërbimit të avokatisë. Në kushtet e mungesës së plotë të transparencës, klienti nuk ka patur asnjë dijeni lidhur me veprimet që ka kryer avokati në këtë përfaqësim.

2. Avokati ka kërkuar dhe ka marë shumën 200’000 lekë pa lëshuar faturë tatimore, duke e detyruar atë të paguante cash shumën e pretenduar të paguar. Për këtë arsye, sot ai nuk është në gjendje të provojë pagesën e shumës së paguar nga ana e tij për llogari të avokatit. Klienti shpjegon se me mirëbesim i ka paguar shumën e kërkuar nga avokati pa faturë, pasi ai i premtoi se ceshtja do të zgjidhej dhe për të nuk kishin rëndësi lekët e paguara por zgjidhja e ceshtjes.

3. Avokati në asnjë rast nuk ka kontaktuar dhe nuk ka pranuar ballafaqim me klientin për ti dhënë spiegime qoftë edhe për të justifikuar mosplotësimin e premtimit të dhënë. Ai ka patur detyrimin ligjor të justifikonte shumat e përfituara nëpërmjet një procesi transparent për veprimet juridike administrative të kryera nga ana e tij.

Në përfundim të shqyrtimit administrativ, Komiteti Disiplinor arriti në konkluzionin se në mardhënien objekt i shqyrtimit avokat klient midis ankuesit F.K dhe avokatit Idajet Beqiri ka patur shkelje të dispozitave të ligjit dhe akteve të tjera nënligjore nga ana e këtij të fundit sipas klasifikimit të parashikuar në nenin 39, gërma “a” dhe “b” të Ligjit 55/2018. Këto veprime antiligjore konsistojnë në shkeljen e kërkesave të parashikuara nga neni 3, pika 2; neni 8, gërma “dh”; neni 15, pika 33; neni 16, pika 1 dhe 2 të Ligjit dhe duke ju referuar faktit që shkeljet e avokatit kanë qenë në mënyrë të përsëritur dhe të së njëjtës natyrë, kerkesa e ankuesit duhet pranuar.

Në këto kushte Dhoma Kombëtare ka vendosur që:

1.Të pezullojë lejen e ushtrimit të profesionit për një periudhë kohore prej 3 (Tre) muaj;

2. Kthimin e shumës prej 40’000 (Dyzetëmijë) lekë z. Ferdi Kastrati, si sherbim i parealizuar ndaj klientit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ajri, rreziku i padukshëm në Shqipëri

Transformimi i telekomunikacionit, shqiptarët nuk duan më minuta dhe SMS, por internet pa ndërprerje

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike

Greqia e Veriut kthen sytë nga turistët shqiptarë

Një aktivist shqiptar në flotiljen e sulmuar nga Izraeli, pranë Gaza-s

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimi i kafesë pritet të rritet në nivelin më të lartë
Artikulli tjetër 53 avionë dhe 11 anije ushtarake kineze rrethojnë Tajvanin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Barcelona: Kryeqyteti i krimit dhe islamizmit në Europë
Analize Bota Opinion Politike Sociale 19 Maj, 2026
Vetëvrasjet, drama mes ekonomisë, vetmisë dhe bullizimit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 19 Maj, 2026
Shteti nuk e ofron, transplanti i veshkave mbetet ekskluzivitet i privatit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 19 Maj, 2026
Tre koncesionet në shëndetësi kushtuan 49.2 milionë euro në 2025
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 19 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.