Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë, ku një 28-vjeçar është vrarë.
Klajdi Prendi është i riu që u ekzekutua me armë zjarri, me silenciator, në kokë dhe gjoks, ndërsa po lëvizte me një makinë G Class.
Viktima është dërguar në Spitalin e Traumës nga miqtë e tij pas të shtënave me armë.
28-vjeçari Klajdi Prendi është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.
Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës.