KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Goditet grupi kriminal i Suel Çelës, drogën e sillnin nga Amerika e Jugut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Goditet grupi kriminal i Suel Çelës, drogën e sillnin nga Amerika e Jugut
AktualeFokus

Goditet grupi kriminal i Suel Çelës, drogën e sillnin nga Amerika e Jugut

Përditësimi i fundit: 22 Janar, 2025 10:44 am
109 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Policia e Shtetit ishte pjesë e një megaoperacioni ndërkombëtar të koduar “ICARO.AL”, me qëllim shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar, të cilët trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Në kuadër të këtij megaoperacioni në vendin tonë ranë në pranga 5 persona, të cilët rezultojnë të jenë pjesë e grupit të Suel Çelës.  Ndërsa, në Spanjë u bë i mundur arrestimi i Gerardo Pashja alias Astrit Pashja, 48 vjeç, me precedent penal.

Sipas mediave italiane mësohet se hetimet për çmontimi e këtij grupi kriminal nisën në gjysmën e dytë të vitit 2020, nga zbulimi i aktivitetit intensiv të shpërndarjes së drogës brenda disa ambienteve argëtuese në liqenin Garda dhe nga identifikimi i furnizuesit të kokainës që u shitej klientëve gjatë mbrëmjeve.

Nisur nga ky fakt, hetuesit ranë në gjurmët e grupit kriminal italo-shqiptar, i cili importonte sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Në vitin 2021, një nga të dyshuarit u kap me 350 kg kokainë. Në krye të këtij grupi kriminal kanë qenë dy vëllezërit Çela, Suel dhe Mario Çela, banda e të cilëve cilësohet nga italianët si një më të rrezikshmet shqiptare.

Ata drejtonin operacionin e importimit dhe tregtimit të lëndës narkotike dhe grumbullimin e të ardhurave. Mësohet se kokaina  transportohej në vendin tonë përmes linjës së autobusëve. Dy vëllezërit Çela kishin krijuar lidhje me drejtuesit e autobusëve të cilët operonin linjën “Breshia-Elbasan”.

Madje thuhet se Suel dhe Mario Çela për të bërë marrëveshjet me furnizuesit e drogës kishin shkuar në Kolumbi, Ekuador dhe Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë

AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Donald Trump rikthen dënimin me vdekje
Artikulli tjetër Trump nis mandatin me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi
Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.